Si pasojë e ngrohjes globale, albatrosët janë në zhdukje (VIDEO)

Një nga krijesat më besnike monogame në botë, albatrosët, janë në zhdukje dhe studiuesit thonë se ngrohja globale mund të jetë fajtori për këtë, shkruan The Guardian, transmeton Portalb.

Zakonisht pasi albatrosët zgjedhin një partner, vetëm 1-3%  prej tyre ndahen për të kërkuar kullota më të gjelbra romantike. Por, një studim i ri ka gjetur se ujërat e ngrohta bëjnë që zogjtë të udhëtojnë më larg për ushqim dhe kjo ka bërë që shkalla e ndarjes të rritet deri në 8%. Për zogjtë e detit, ujërat e ngrohta do të thonë më pak peshk, më pak ushqim dhe një mjedis më i ashpër. Kështu ndodh që më pak pula të mbijetojnë. Hormonet e stresit të shpendëve rriten dhe ata janë të detyruar të kërkojnë ushqim më larg.

Albatrosët zakonisht jetojnë rreth 50-60 vjet. Ata kanë një fazë të gjatë dhe të sikletshme adoleshente, pasi që ata në këtë faze mësojnë se si të joshin një bashkëshort përmes vallëzimit dhe bëjnë udhëtime shumëvjeçare larg shtëpisë. Zakonisht çiftëzohen për gjithë jetën dhe festojnë me zë të lartë kur përshëndesin partnerin pas një mungese të gjatë.

Por, tani ato po i ndjejnë ndryshimet klimatike dhe kjo për ta shkakton stres. Ata janë të detyruar që të punojnë më shumë orë për të kërkuar ushqim. Kjo bën që ata të përballen me vështirësi pasi partneri I tyre udhëton, disa prej tyre po luftojnë për të mbajtur marrëdhënien e tyre.

Studimi i Shoqërisë Mbretërore, i cili shqyrtoi një popullsi të egër prej 15,500 çiftesh riprodhuese në Ishujt Falkland gjatë 15 viteve, tregon që shumë popullata ndërkombëtare të albatrosëve janë në telashe.

Numri i tyre po bie me 5-10% çdo vit dhe kjo ka filluar të ndodh që nga viti 2005, thotë Dr. Graeme Elliot, këshilltar kryesor shkencor në departamentin e ruajtjes së Zelandës së Re, i cili ka studiuar albatrosët për tre dekada. Ai thotë se kjo është si rezultat i ngrohjes së deteve dhe rritjes së takimeve me anijet e peshkimit me ton, të cilat aksidentalisht kapin dhe vrasin zogjtë.

Elliot tani shpreson se disa nga simpatitë që njerëzit kanë për albatrosët mund të motivojnë ndryshime në sjellje, për të adresuar kërcënimet mjedisore me të cilat përballen zogjtë – veçanërisht ndryshimet klimatike dhe peshkimi i tonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button