Në Lojërat Olimpike Paris 2024 do të jetë ceremonia e hapjes më e madhe në histori (VIDEO)

Organizatorët zbuluan planin e Lojërave Olimpike Paris 2024.  Në këto Lojëra Olimpike do të jetë ceremonia e hapjes më e madhe në histori, pamje spektakolare dhe të guximshme, me një paradë prej  6 km të atletëve në varka përgjatë lumit Seine ku do të mund t’i ndjekin më shumë se 600,000 njerëz, shkruan The Guardian, transmeton Portalb.

Atletët, të cilët do të jenë në më shumë se 160 varka, do të kalojnë pranë monumenteve më ikonike, urave dhe institucioneve kulturore në Paris, duke përfshirë Notre Dame, Luvrin dhe Kullën Eifel. Dhjetëra shfaqje artistike pritet të zhvillohen përgjatë Seine, duke përfshirë  BMX që kërcejnë lart mbi ura.

Ceremonia do të përfundojë më pas me një shfaqje në Place du Trocadéro, e cila është përballë me Kullën Eifel. Jo vetëm që ceremonia e hapjes do të jetë më e madhe se kurrë më parë, por, për herë të parë, pjesa më e madhe e saj do të jetë falas për spektatorët.

Tony Estanguet, presidenti i komitetit organizativ të Parisit 2024, thotë se do të jetë ceremonia e hapjes më “e guximshme dhe e arritshme” në histori. “Nuk është mënyra më e lehtë për të ofruar lojëra, por është detyra jonë të jemi vërtet ambicioz,” tha ai.

“Është nisja e Lojërave Olimpike. Duhet të dërgojë një mesazh të fortë se ato Lojëra do të jenë unike. Një miliard njerëz do të shikojnë ceremoninë. Ne duam që ata të ndihen më së miri në Francë. Do të jetë një kombinim unik i një momenti sportiv dhe kulturor, me të gjithë qytetin të kthyer në një stadium të madh olimpik.” u shpreh Tony Estanguet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button