“Mosha Pijade” u bë “Hasan Prishtina”: Qeveria miratoi riemërimin e një pjesë të rrugëve në Dibër

Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, në profilin e tij në Facebook njoftoi se, banorët e Dibrës më në funt kanë arsye për të festuar për shkak të ndryshimit të një pjese të rrugëve të qytetit që ka qenë dëshirë e kahmotshme e banorëve, që veç më është miratuar nga Qeveria, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut, MIRATON propozim listën e emërtimit të rrugëve në qytetin e Dibrës, drejtuar qeveris nga komuna Dibër për miratim. Më në fund kemi arsye të gëzohemi dhe të urojmë për këtë lajm të mirë dhe të shumë pritur! Urime gjith dibranëve dhe gëzuar. Për shembull rruga 22 dhjetori tani do të quhet rruga Josif Bageri etj etj”, ka shkruar Duka.

Propozim lista, që Këshilli i Komunës së Dibrës e miratoi me 29 prill të këtij viti me parimin e votimit sipas Badenterit, parasheh ndryshim të emrave të një pjese të rrugëve, shesheve dhe objekteve të tjera infrastrukturore në këtë komunë.

Propozim lista për riemërimin e rrugëve, shesheve dhe objekteve infrastrukturore në Komunën Dibër

Numri më i madh i emrave janë të personaliteteve nga historia dhe kultura shqiptare dhe shqiptarë nga Dibra.

Mbeten emrat e deritanishëm të rrugëve “Ilinden”, “Goce Dellçevë”, “Nikolla Karev”, të heronjve popullor dibran “Ibe Palikuqa” dhe “Liman Kaba”, si dhe “Pavle Gjikovski dhe Zija Mersoski.

Sheshet “Skënderbeu” dhe “Ilirija” i mbajnë emrat e deritanishëm, ndërsa sheshi i tretë do të emërohet “Elez Isufi”. Ura Rajçica do të emërohet në “Ura e Dibrës” nsërsa “Melniçki Most” do të emërohet në “Ura e Radikës”

Iniciativë për ndryshime të emrave për herë të parë u dorëzua nga Këshilli i komunës në vitin 1996, ndërsa edhe në vitin 2010. Por, këto iniciativa nuk u realizuan deri në fund.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button