OKB: Afër 13 milionë njerëz të prekur nga stuhia në Filipine

Një ishull i njohur turistik në Filipine, Siargao, është në mesin e zonave më të shkatërruara nga një tajfun i fuqishëm që preku vendin, transmeton REL.

Tajfuni Rai goditi ishullin Siargao, ndërsa erërat arrinin shpejtësi deri në 195 kilometra në orë.

Në provincën Surigao del Norte në perëndim të ishullit, prefekti i qytetit, Ernesto Matugas, i përshkroi pasojat e tajfunit si “të rënda”.

“Gjithçka është dëmtuar, çatitë janë rrënuar dhe qasja në rrugë është e bllokuar nga rrëshqitja e dheut”, tha Matugas.

Stuhia tropikale shkatërroi shumë shtëpi duke detyruar zhvendosjen e mijëra banorëve. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB), vlerësohet se rreth 13 milionë njerëz u prekën nga stuhia. Deri më tani është konfirmuar vetëm një i vdekur si pasojë e tajfunit.

Ndonëse terminali kryesor i aeroportit në ishull është dëmtuar, pista tashmë është pastruar për të nisur operacionet e shpëtimit.

Shteti i Filipineve shpesh goditet nga stuhitë e fuqishme, mesatarisht nga 20 sosh në vit.

Tajfuni Goni, i cili preku vendin në nëntor të vitit 2020, ishte në mesin e më të fuqishmëve në Filipine viteve të fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button