Bullgaria nuk lëshon pe nga kërkesat dhe thotë se nuk ka zgjidhje të shpejta për bllokadën e eurrointegrimeve të RMV

Bullgaria në një deklaratë të veçantë në Këshillin e BE-së në lidhje me fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, paralajmëroi se nuk do të lëshoj pe nga kërkesat e saj dhe se nuk ka zgjidhje të shpejta për kontestin, shkruan MIA, transmeton Portalb.mk

Në dokumentin e prezantuar nga ana e delegacionit bullgar në BE, Sofja sqaron se formulimi i konkludimeve të Këshillit të BE-së më 14 dhjetoi për “mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare sa më shpejtë që është e mundur pas miratimit të kornizës negociuee” nuk paraqet asnjë automatizëm mes miratimit të kornizës së theksuar dhe përcaktimit të datës për konferencën e parë mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Bullgaria paralajmëroi se do të kushtëzojë miratimin e kornizës negociuese me inkorporimin e dispozitës shtesë për hapjen e klasterit “Fundamente” në formë të udhërrëfimit për implementimin e Marrëveshjes për miqësi.

Gjithashtu, Bullgaria paralajmëroi kushtëzim me figurat kontraverse historike, lehtësim të investimeve bullgare në Maqedoninë e Veriut, Korridorit 8 dhe ndërprerje të kërkesës për njohjen e “pakicave maqedonase” në Bullgari, të cilën ajo e mendon të pabazë. Në dokumentin Sofja përmend “gjuhë të urrejtjes” kundër qytetarëve bullgarë në Maqedoninë e Veriut.

Nëse fillojnë negociatat me BE-në, Bullgaria do të insistojë në këto kushte edhe për mbylljen e kapitujve dhe klasterëve.

Kontesti rreth emrit po ashtu, mbetet në kushtet, Bullgaria kërkon që Maqedonia e Veriut të emërohet vetëm me emrin e gjatë “Republika e Maqedonisë së Veriut” që të dallohet nga rajoni Maqedonia Veriore.

Në pjesën e fundit të deklaratës së Bullgarisë, ajo pranon se edhe përkrah “fushatës së urrejtjes ndaj Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Maqedonia e Veriut ka mbetur e hapur për dialog në çdo kohë.

Në Sofje vlerësohet se, nuk janë të mundura “zgjidhje të shpejta” sepse raportet mes dy vendeve kanë qenë në “fazë delikate”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button