127 shtetas të RMV-së u bashkëngjitën në grupet terroriste në Siri dhe Irak

Nga 127 të rriturit që qëndruan në Siri dhe/apo Irak, 38 u vranë, 69 u kthyen në Maqedoninë e Veriut dhe 19 mbetën, sipas një raporti të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për terrorizmin për vitin 2020 të përgatitur nga Byroja Kundër Terrorizmit.

“Komiteti Kombëtar për Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Kundër Terrorizmit (NCCVECT) vlerësoi se 143 qytetarë të Maqedonisë së Veriut (me përjashtim të fëmijëve) kanë udhëtuar ose tentuar më parë të udhëtojnë në Siri dhe Irak për t’iu bashkuar grupeve terroriste. Nga 126 të rriturit që kaluan kohë në Siri dhe/ose Irak, 38 u vranë, 69 u kthyen në Maqedoninë e Veriut dhe 19 mbeten. Autoritetet vlerësuan se niveli i kërcënimit terrorist ishte “mesatar” pasi anëtarët dhe simpatizantët e ISIS-it mbanin prani në vend. Në qershor, qeveria miratoi një plan kombëtar riintegrimi për FTF-të dhe anëtarët e familjeve të tyre.”, thuhet në raport.

Sipas Departamentit të Shtetit, problemi kryesor në luftën kundër terrorizmit në vend është kthimi i luftëtarëve terroristë në shtëpi. Më tej, theksohet se legjislacioni i Maqedonisë së Veriut është adekuat për ndjekjen penale të personave të dyshuar për kryerje ose ndihmë për aktivitete terroriste ose pjesëmarrje në konflikte të huaja, por sfidë janë dënimet e ulëta për veprat e lidhura me terrorizmin.

Raporti thekson rastin e paraburgimit të tre personave në Kumanovë në gusht të vitit 2020 nga pjesëtarë të Sektorit për ekstremizëm të dhunshëm të MPB-së dhe tetë persona të tjerë në dhjetor të vitit të kaluar, nën dyshimin për terrorizëm dhe lidhur me arrestimet në gusht.

Raportin e plotë mund ta lexoni KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button