Nën përkrahje të OSBE-së u promovua Udhëzuesi për organizimin e orëve të përbashkëta për nxënësit që mësojnë gjuhë të ndryshme mësimore

Sot në Shkup u promovua Udhëzuesi i ri për të ndihmuar organizimin e orëve të përbashkëta për nxënësit që mësojnë në gjuhë të ndryshme mësimore, si pjesë e përpjekjeve të Misionit të OSBE-së në Shkup për të rritur arsimin e integruar në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Të disponueshme në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke, Udhëzuesi ndihmon mësuesit, drejtorët e shkollave dhe përfaqësuesit e komunave të planifikojnë, realizojnë dhe vlerësojnë orët e përbashkëta për të përmirësuar integrimin në shkolla.

“Këto orë të përbashkëta ofrojnë mundësi për ndërveprim të rregullt, duke krijuar lidhje autentike ndërmjet nxënësve nga komunitete të ndryshme. Është veçanërisht inkurajuese që reagimet nga mësuesit dhe nxënësit e përfshirë kanë qenë jashtëzakonisht pozitive. Disa vite më parë, edhe aktivitetet e përbashkëta jashtëshkollore ndoshta do të ishin të vështira për t’u imagjinuar. Megjithatë, falë angazhimit të institucioneve, komuniteteve lokale dhe shkollave, nxënësit janë gjithnjë e më shumë në gjendje të mësojnë gjuhë të ndryshme në orë të rregullta”, tha Clemens Koja, Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, tha se me mbështetjen e disa institucioneve tjera dhe organizatave partnere, Ministria ka realizuar arritje të rëndësishme në promovimin e arsimit të integruar.

“Koncepti i ri për arsimin fillor, planprogramet e reja dhe burimet mësimore që janë futur në shkollat ​​fillore në disa faza, mbështeten në multikulturalizmin dhe ndërkulturalizmin si vlera thelbësore. Udhëzimet e reja për organizimin e orëve të përbashkëta mësimore janë një mjet i shkëlqyer për të harmonizuar marrëdhëniet mes mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve nga komunitetet e ndryshme në shoqërinë tonë,” tha Milla Carovska.

Udhëzuesi është zhvilluar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qyteti i Shkupit, nën pëkrahje të Misionit të OSBE-së në Shkup në bashkëpunim me Projektin e USAID-it për Integrimin Ndëretnik të të Rinjve në Arsim, ndërsa zbatohet nga Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button