Shekerinska nuk do të pranojë funksion në Qeverinë e re

Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska sot deklaroi se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re. Ajo rikujtoi se, para tetë muajve është tërhequr nga funksioni partiak zëvendëskryetar i LSDM-së pasi nuk është pajtuar me një pjesë të politikave, që sipas saj, kanë sjell në disfatë në zgjedhjet lokale dhe nuk pret që gjërat të ndryshojnë, transmeton Portalb.mk.

“Fatkeqësisht, përshtypja ime është se një pjesë e atyre leksioneve nuk i mësuam dhe se disa prej porosive të opinionit nuk i dëgjuam apo nuk i kuptuam dhe për këtë mendoj se vendimi i vetëm i ndershëm dhe principiel është të mos marrë pjesë në Qeverinë e ardhshme”, theksoi Shekerinska.

Ajo potencoi se në katër vite e gjysmë të fundit, ajo si dhe kolegët e tjerë të saj, i kanë shërbyer shtetit dhe kanë paguar borxhin për besimin e madh të marrë nga qytetarët, me anëtarësimin në NATO dhe integrim më të shpejtë ushtarak në të cilin ka qenë anëtare kandidate në Aleancë. Dhe ajo që për të ka qenë veçanërisht e rëndësishme, situata absolutisht e ndryshuar në armatë.

“Ajo ishte rezultat sepse kemi punuar ndershëm, me parime dhe me zell. Ashtu duhet të punohet dhe atëherë rezultatet vijnë. Megjithatë, nëse nuk jemi principiel ndaj vetes, nuk mund të jemi as ndaj qytetarëve”, tha Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button