RMV, u mbajt debati i parë publik i forumeve rinore partiake

Politikat për rinj, ekonomia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare kanë qenë në fokus të debatit të parë publik të forumeve rinore të Aleancës për Shqiptarë, Lëvizjes Besa, VMRO – DPMNE-së, BDI-së, PLD dhe LSDM-së. Qëllimi i debatit ishte të demonstrohet bashkëpunim dhe dialog mes partive politike për çështjet që janë të rëndësishme për qytetarët, transmeton Portalb.mk.

“Kultura e dialogut është diskutim i hapur i bazuar në argumente është në zemrën e çdo shoqërie demokratike. Vetëm përmes shkëmbimit të argumenteve kundërshtuese mund t’i ndajmë dobësitë e qëndrimeve tona dhe politikave dhe të punojmë t’i përmirësojmë në interes të qytetarëve që i përfaqësojmë”, deklaroi Damir Neziri, përfaqësues i vendit për Fondacionin për Demokraci Westminster, të cilët e organizuan debatin në fjalë.

“Partitë politike kanë ide të ngjashme për atë se si t’i përmirësojnë idetë për njerëz të rinj. Kjo tregoj se ekziston potencial i vërtet për bashkëpunim, konsensus dhe dialog mbipartiak. Liderët e rinj duhet të synojnë të lënë gjurmë të tyre në politikë, përmes asaj që do të jenë shembull për përkushtim, përfshirje dhe dialog. Shpresoj do të shohim më shpesh debat cilësor si ky në televizionet, në partitë politike, këshillat komunal, parlamentin dhe institucionet”, porosit ambasadorja britanike, Rachel Galloway.

Gjatë debatit, nga çështjet për të rinjtë, në fokus të diskutimi ishin efektet e pandemisë ndaj të rinjve dhe mungesa e qendrave rinore në vend. Të rinjtë diskutuan se si të ulet papunësia dhe të përmirësohet kushtet për jetën e të rinjve në vend. Në mesin e një pjese të masave rreth të cilave të rinjtë pajtohen janë vendosja e lehtësimeve tatimore dhe lirimi për të rinjtë. Pjesëmarrësit gjithashtu diskutuan si të përmirësohet përfaqësimi i kandidatëve të rinj në listat e kandidatëve partiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button