fbpx

Filluan procedurat për ndërtimin e çerdhes së parë në Komunën e Tearcës (Video)

Mungesa e një çerdheje për fëmijë në territorin e Komunës së Tearcës është kërkese e kamotshme e banorëve të këtij rajoni. Sot, në lokacionin ku do të ndërtohet kjo çerdhe u shënuan fillimet e para administrative për realizimin e çerdhes së parë në këtë komunë, gjegjësisht në vendbanimin e fshatit Përshefcë. Kryetari i kësaj komune, Nuhi Neziri njoftoi se në një periudhë prej dy javëve do të fillojnë edhe punimet fizike në terren, shkruan Portalb.mk.

Kryetari Neziri njoftoi se janë kaluar të gjitha pengesat dhe se është bërë tenderimi për çerdhen e parë për fëmijë në territorin e kësaj Komune, ku do të akomodohen fëmijët nga mosha 0 deri në 6 vjeç.

“Shumë e saktë, prandaj ne sot edhe nga entuziazmi i fillimit të një projekti të tillë, ne dolëm sot të gjithë komponentët të cilët përbëjnë dhe janë nismëtarë të këtij projekti për të bërë përgatitjet administrative dhe në një periudhë dy javore do të fillojnë punimet fizike në territorin prapa nesh.” tha Nuhi Neziri.

Vendi ku do të ndërtohet çerdhja në Komunën e Tearcës
Vendi ku do të ndërtohet çerdhja në Komunën e Tearcës

Kapaciteti në sipërfaqe i kësaj çerdheje është 2,100 metër katrorë, dhe parashihet që të akomodohen rreth 190 fëmijë. Kjo çerdhe sipas planit, do të ketë katin përdhese ku do të akomodohen rreth 140 fëmijë dhe katin e parë ku do të akomodohen rreth 50 fëmijë.

Nuhi Neziri
Nuhi Neziri

“Ky institucion, kjo çerdhe do të shërbejë jo vetëm për komunën e Tearcës e cila ka privilegjin për të pasur në territorin e saj, por edhe të gjitha vendbanimet tjera që gravitojnë dhe kalojnë rreth magjistrales në Komunën e Tearcës, prandaj themi se ky kapacitet për të cilën vetë është ngërthyer në këtë projekt kapital të çerdhes tregon seriozitetin e investitorit dhe të gjitha institucioneve tjera të përfshira në realizimin e këtij projekti.” tha Nuhi Neziri.

Çerdhja në Komunën e Tearcës
Çerdhja në Komunën e Tearcës

Projekti do të realizohet me fonde të Bashkimit Evropian. Vlera e projektit, komplet me fazat është 60,216,736 denarë me TVSH apo 980 mijë euro. Investitor në këtë projekt janë Ipa- 2 Programa, Ministria e Financave- Departamenti (CFCD) dhe Ministria për Punë dhe Politikë Sociale. Realizues të punëve ndërtimore janë AK-Invest-Tetovë, ndërsa mbikëqyrës të punëve ndërtimore janë Euro Counsult LTD-Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button