Lejet e vozitjes së Maqedonisë së Veriut tashmë njihen edhe në Danimarkë

Danimarka ka pranuar lejet e vozitjes së Maqedonisë së Veriut. Kështu njoftoi ministri i Punëvet ë Jashtme BUjar Osmani, përmes një postimi në rrjetin sociale Facebook. Siç shkruan ai, informacionet e fundit të cilat sapo kanë mbërrirë nga Ambasada e Maqedonisë në Kopenhagë, thonë se autoritetet daneze, në bazë të bashkëpunimit bilateral, sollën vendim për pranimin e lejeve të vozitjes nga Maqedonia e Veriut, raporton Portalb.mk.

“Me këtë vendim, qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë të rregulluar qëndrim të përhershëm në territorin e Danimarkës, nga data e 14 dhjetorit mund të drejtojnë automjetin duke ndërruar lejen e tyre të vozitjes me leje adekuate daneze B, pa kusht që aplikuesi të hyjë në test provues të vozitjes”, shkruan Osmani.

Ai më tej shton se zgjidhja përfundimtare e kësaj çështje për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Danimarkë është “shumë e rëndësishme dhe tejkalohet një problem që me dekada ishte barrë e përditshmërisë së tyre, duke marrë parasysh numrin e madh të diasporës tanë atje”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button