Çairi, Buteli dhe Shuto Orizarja nuk kanë stacione për matjen e cilësisë së ajrit

Komuna e Çairit, Butelit dhe Shuto Orizares, të cilat ndodhen në pjesën veriore të kryeqytetit, nuk kanë asnjë stacion monitoringu për ta matur cilësinë e ajrit në këto lokacione. Sistemi Automatik Shtetëror për Monitorim të Cilësisë së Ajrit të Ambientit (SASHMCAA), që menaxhohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përbëhet nga 18 stacione fikse monitoruese, të vendosura në disa qytete në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Matja e cilësisë së ajrit në vjeshtën e kaluar u analiza nga Meta.mk, gjatë së cilës u konstatua se stacioni në Lisiçe tregon më së shumti grimca në ajër të PM 2.5 dhe PM10. Gjithashtu, shumicën e ditëve të muajit e tejkalojnë vlerën maksimale të lejuar të grimcave, në krahasim me stacionet matëse shembull në Karposh dhe Qendër.

Të nxitur nga dallimet e këtilla në matje, deri te Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dorëzuam disa pyetje në për t’i pyetur nëse dhe kur do të vendosen stacione matëse në një apo disa lokacione në Butel, Çair dhe Shuto Orizare.

Qëllimi i sistemit shtetëror të monitorimit është të monitorojë cilësinë e ajrit në zona të ndryshme përfaqësuese, gjegjësisht të ketë stacione të llojeve të ndryshme (stacion që e mat ndotjen nga industria, stacion që e mat ndotjen nga trafiku dhe stacioni i sfondit urban) në secilën zonë dhe aglomerat.

Nga Ministria thonë se në kuadër të SASHMCAA-it nga viti 2018 në funksion është një stacion mobil, që të vendoset në komuna të cilat nuk mbulohen nga stacionet fikse për monitorim të cilësisë së ajrit për një periudhë njëvjeçare. Për këtë është përgatitur një plan pesëvjeçar.

“Stacioni mobil nga marsi i vitit 2018 deri në qershor 2019 ishte vendosur në Komunën e Butelit, më saktësisht në oborrin e shkollës fillore Zhivko Brajkovski. Stacioni ishte vendosur ashtu që të regjistronte pjesëmarrjen në ndotje që vjen kryesisht nga djegia e karburanteve për ngrohjen e ndërtesave administrative dhe banesave private gjatë periudhës dimërore të vitit, si dhe një përqindje më të vogël të ndotjes që vjen nga trafiku. Me këtë është fituar një pasqyrë edhe për cilësinë e ajrit në pjesën e qytetit të Shkupit që ju e theksoni”, thonë nga Ministria.

Të dhënat nga stacioni mobil si dhe nga të gjitha stacionet e Sistemi Automatik Shtetëror për Monitorim të Cilësisë së Ajrit të Ambientit mund të ndiqen në kohë reale në faqen e internetit për cilësinë e ajrit, të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor http://air.moepp.gov.mk/.

Nga Ministria thonë se çmimi i një stacioni për monitorim, i pajisur me instrumente për matjen e përqendrimeve të disa ndotësve të ndryshëm është rreth 150.000 euro, por në pajtueshmëri me ligjet, rrjet lokal të stacioneve matëse mund të vendosin edhe komunat e Shkupit dhe Qyteti i Shkupit, dhe jo vetëm ministria e tyre.

Ndryshe, Shkupi ka 5 stacione matëse fikse dhe 1 mobile, e cila për momentin është e vendosur në Gjorçe Petrov. Tanimë gjatë kohë, aktivistët ekologjik kërkojnë rritje të rrjetit të stacioneve që e matin cilësinë e ajrit nëpër tërë qytetin, që qytetarët të munden ta dinë se çfarë ajri thithin gjatë ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button