Pesë raste me Omicron u konfirmuan në Mal të Zi

Pesë raste të llojit Omicron të koronavirusit janë konfirmuar zyrtarisht në Mal të Zi, njoftoi më 16 dhjetor Instituti i Shëndetit Publik.

Të gjithë të infektuarit janë me shëndet të mirë të përgjithshëm dhe me simptoma të lehta, thuhet në njoftim.

Dyshimi i parë u konstatua më 4 dhjetor në një familje në fillim të muajit, pas së cilës të gjitha kontaktet e tyre u vendosën në izolim, transmeton REL.

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë konfirmuar 187 raste të reja me koronavirus dhe dy persona kanë vdekur si pasojë e virusit, njofton Instituti i Shëndetit Publik.

Në Mal të Zi anë gjithsej 1812 raste aktive me COVID-19, më së shumti në Podgoricë- 693.

42.8 për qind e popullatës janë të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës ndërsa rreth 10.5 për qind e qytetarëve janë imunizuar me dozën e tretë.

Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi gjithashtu kontrolle të intensifikuara të zbatimit të masave në këtë fundjavë, veçanërisht në qendrat turistike dimërore.

Ata do të kontrollojnë posedimin e Certifikatës Kombëtare Dixhitale për COVID në ambientet e hotelierisë dhe në vende të tjera ku mblidhen një numër i madh njerëzish, si dhe nëse shkelet ndalimi për organizimin e dasmave dhe festimeve të tjera private.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button