Puna e natës, pagesa e K-15 dhe të drejtat tjera ishin kërkesat e parashtruara nga zjarrfikësit deri te kryetarja Arsovska

Sindikata e zjarrfikësve të Brigadës së Shkupit ka realizuar takim me kryetaren e Qytetit të Shkupit, ku është arritur mirëkuptim për një marrëveshje kolektive me më shumë të drejta për zjarrfikësit, transmeton Portalb.mk.

“Në takimin me kryetaren Arsovska, u dakordua për pranimin e kërkesës për pikë në vend të rregullores për përcaktimin e koeficientit të pagave, të transformohet në pikëzim në marrëveshjen kolektive, me çka do të mbrohen të drejtat ligjore të zjarrfikësve. Me marrëveshjen e re kolektive, do të zgjerohen të drejtat e punonjësve në administratën e qytetit, ku përfshihen edhe zjarrfikësit”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Sindikata e zjarrfikësve ishte e përfaqësuar nga kryetari Toni Boshkovski, sekretari i Sindikatës së pavarur të zjarrfikësve, Bobi Velanoski dhe zv.komandati Zvonko Tomeski. Raportohet që zjarrfikësit kërkuan edhe realizimin e pagesës K-15, njohja e punës së natës dhe pagesa për orët shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button