Metamorfozis shpreh mbështetjen për Faktograf.hr nga Kroacia, që është objektiv i kërcënimeve me vdekje dhe sulmeve të hakerëve

Fondacioni Metamorfozis dhe redaksia e shërbimit për verifikim të fakteve Vërtetmatësi, agjencia e lajmeve Meta.mk dhe portalin e lajmeve Portalb.mk shprehin mbështetje dhe solidaritet për median kroate që e bën verifikimin e fakteve Faktograf.hr, gazetarët e së cilës janë objektiv i kërcënimeve me vdekje, sulmeve të hakerëve dhe kundër të cilëve është duke u zhvilluar një fushatë shpifjeje për të mbytur lirinë e tyre të shprehjes, raporton Portalb.mk.

Anëtarë të Rrjetit Ndërkombëtar për Verifikim të Fakteve (IFCN) në mbarë botën, e veçanërisht në Ballkan, ishin subjekt i fushatave të ngjashme nga krijuesit e dezinformatave që përfshinin manipulime mediatike që paraqesin gabimisht punën e tyre në interes të publikut.

Ndërsa verifikimi i fakteve e promovon debatin publik duke i ekspozuar publikisht përmbajtjet e rreme dhe të dyshimta, fushatat shpifëse, siç është ajo e drejtuar ndaj Faktograf.hr, kanë për qëllim të heshtin gazetarët të cilët i zbulojnë dezinformatat e përdorura në skema të ndryshme përfituese dhe e furin debatin publik.

Metamorfozis u bën thirrje institucioneve shtetërore kroate që sa më shpejtë ta procedojnë këtë çështje penale dhe të ofrojnë mbrojtje për gazetarët dhe qytetarët që e përdorin verifikimin e fakteve për të adresuar çështjet kyçe të cilat i prekin shoqëritë tona, nga përgjegjësia politike e deri te infodemia që ndërlidhet me Kovid-19.

Kontrolli publik i fakteve është zhanri i gazetarisë, praktikuesit e të cilit janë më të ekspozuar ndaj sulmeve në internet, sepse i ekspozojnë dezinformatat që përhapen nga aktorë konkretë malinj. Ata i sigurojnë të gjitha provat, duke i zbatuar standardet më të larta të transparencës, të cilat i përmban Kodi i Parimeve të IFCN, si dhe metodologjitë e tyre individuale publike dhe politikat e partneritetit të zhvilluara nëpërmjet Programit për verifikim të fakteve nga palë të treta në Facebook.

Fushata të tjera shpifjeje për nxirje dhe frikësimi kundër verifikuesve të fakteve që janë duke u zhvilluar në Ballkan, intensiteti i të cilave ndryshon periodikisht, duke përfshirë edhe në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Përveç se i synojnë gazetarët dhe punonjësit individualë, këto fushata i sulmojnë edhe parimet themelore të gazetarisë dhe synojnë të minojnë besimin në punën profesionale mediatike, pjesë integrale e së cilës është verifikimi i fakteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button