Abazi shënoi kundër Kosovës në Shkup

Në Shkup sot është zhvilluar ndeshja ndërmjet ekipit të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për futbollistët e lindur në vitin 2002-2023, ndeshje e cila mbaroi me fitoren e vendasve, 1-0, transmeton Portalb.mk.

Në minutën e 63-të të ndeshjes, I ftuari i trajnerit Dragi Kanatllarovski, Luan Abazi, shënoi golin e fitores në këtë ndeshje, e cila u zhvillua në Shkup në qendrën e trajnimeve “Petar Milloshevski”.

Në vendin e njejtë, më 18 dhjetor pritet të zhvillohet edhe ndeshja e dytë miqësore ndërmjet këtyre dy ekipeve.

Këta janë 25 futbollistët e ftuar nga Maqedonia e Veriut: Marko Alevski, Ivan Nikollovski, Aleksandar Angjelkoski; Antonio Jankullovski, Anatolij Petejuk, Agan Mjaku, Kristijan Tasevski, Uran Nezirovski, Gorazd Stojmenov, Imran Fetai, Viktor Krstevski, Andrej Stojeski, Reshat Ramadani; Ivan Nikollov, Dimitar Todorovski, Aleks Zlatkov, Kristijan Georgievski, Luka Stankovski, Berat Kalkan, Behar Feta, Leonit Ignjatov, Vane Krstevski;  Luan Abazi, Kristijan Maleski, Filip Trpevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button