Përplasje Zaev – Pendarovski për “Ballkanin e Hapur”

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski dhe kryeministri, Zoran Zaev kanë pasur përplasje deklaratash në lidhje me iniciativën “Ballkani i Hapur. Pasi dje në Prishtinë,  Pendarovski e vlerësoi si të “mangët” këtë projekt, Zaev sot i replikoi përmes një deklarate për TV 21, në të cilën e porositi se nuk është kompetent për përfitimet kyçe të projektit”, transmeton Portalb.mk.

“Pamë në të kaluarën se çfarë do të thotë Ballkani i mbyllur dhe për këtë është i paarsyeshëm çdo deklarim kundër “Ballkanit të Hapur”. Veçanërisht i i pakuptueshëm kur një reagim i tillë negativ vjen nga njeriu i parë i shtetit, i cili duhej të ishte i pari në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Në Maqedoninë e Veriut presidenti i shtetit nuk ka asnjë lloj ingerence në pjesën e lehtësimit të procedurave doganore, në pjesën e futjes së One Stop Shop kalimeve për kalim të shpejtë të kufijve, në pjesën e njohjes së lejeve për punë dhe diplomave. Nga këtu, edhe pse nuk i arsyetoj kundërshtimet ndaj “Ballkanit të Hapur” nga ana e Pendarovskit, nuk jam i shqetësuar, sepse jam i bindur se institucionet me përkushtim do të punojnë në sigurimin e përfitimeve nga kjo iniciativë për qytetarët, po aq siç jam i bindur se shumica e madhe e popujve të shteteve tona janë për miqësinë tonë dhe miqësinë e mirë, për zhvillim të shpejtë të bashkëpunimit të ndërsjellët ekonomik dhe për heqjen e shpejtë të të gjitha pengesave të cilat kanë dalë nga kufijtë. Unë jam i befasuar që Pendarovski ka ndryshuar qëndrimet për këtë iniciativë para se gjithash ekonomike, por nuk do jem i befasuar kur sërish do të hamendësohet që të japë mbështetje në periudhën e ardhme në interes të qytetarëve, shtetit dhe rajonit”, tha Zaev në përgjigje.

Ndaj deklaratës së kryeministrit kanë reaguar nga kabineti i presidentit, Stevo Pendarovski, prej ku kanë thënë se, qëndrimi i presidentit për iniciativën “Ballkani i Hapur ka qenë konzistent që në fillim, ndërsa atë ia ka përcjellë personalisht kryeministrit Zoran Zaev, pas takimit të parë në Novi Sad, kur është promovuar iniciativa.

“Presidenti Pendarovski asnjëherë nuk ka qenë kundër përforcimit të proceseve ekonomike, lehtësimit të procedurave doganore, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe kapitali mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por, ajo që gjysma e vendeve të rajonit nuk janë pjesë e iniciativës “Ballkani i Hapur” në mënyrë objektive e kufizon potencialin e tij. Presidenti Pendarovski asnjëherë nuk ka dhënë deklaratë apo nuk ka sjell akt ose vendim me të cilin do të ishte kundër miqësisë së popujve në rajon dhe kundër perspektivës së tyre evropiane. Fatkeqësisht, shumë politikanë të tjerë në rajon veprojnë në drejtim të kundërt”, thuhet në reagim.

Ndryshe, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, gjatë vizitës së tij të djeshme në Prishtinë, tha se  tha se nëse iniciativa “Ballkani i Hapur” ka për qëllim të restaurojë Jugosllavinë, apo është alternativë e integrimeve evropiane, atëherë ai nuk e mbështet atë.

Ai më tej shtoi se, kjo iniciativë ka pasur mangësi nga vet fillimi, sepse në vend që të marrin pjesë të gjithë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, marrin pjesë vetëm gjysma e tyre.

“Qëndrimi im edhe më tej do të jetë se, përderisa ajo iniciativë nuk i përfshin gjithë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të jetë e suksesshme. Dhe në fund, qëndrimi im dhe qëndrimi i udhëheqësisë shtetërore të Maqedonisë së Veriut është se, “Ballkani i Hapur”, me supozim që t’i përfshijë të gjitha gjashtë vendet, mund të jetë vetëm njëra nga veglat, vetëm njëri nga instrumentet për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ekonomik dhe tregtar, do të thotë jopolitik dhe “Ballkani i Hapur” mund të jetë vetëm pjesë e Procesit të Berliinit, ashtu e trajtojmë dhe do ta trajtojmë ju garantojë, të jetë një aspekt i Procesit të Berlinit”, tha Pendarovski.

LEXO: Pendarovski: Nëse “Ballkani i Hapur” është tentim për restaurim të Jugosllavisë unë jam kundër

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button