Është refuzuar kërkesa e zëvendësministrit të Kosovë për të vizituar të dënuarit për rastin “Lagjja e trimave”

Drejtoria për kryerjen e sanksioneve nuk e lejoi vizitën e kërkuar të personave të dënuar për rastin “Lagjja e trimave” nga ana e zëvendësministrit të Drejtësisë së Kosovës, Blerim Sallahu, transmeton Portalb.mk.

Nga ky institucion thonë se vizita është refuzuar për shkak se Sallahu nuk është i autorizuar të jetë përfaqësues konsullor i Kosovë dhe nuk lejohet ligjërisht.

“Përfaqësuesi konsullor është i obliguar paraprakisht ta paralajmërojë dhe caktojë vizitës në institutin në të cilin personi e vuan dënimin me burg. Në këtë rast, Ambasada e Kosovës është drejtuar me kërkesë t’i lejohet zëvendës ministrit të Drejtësisë të Kosovës t’i vizitojë shtetasit kosovar që vuajnë dënim me burg në Idrizovë. Sipas kësaj, Drejtoria për kryerjen e sanksioneve vlerëson se zëvendësministri i Drejtësisë nuk është përfaqësues konsullor i shtetit të tij në Maqedoni, por është përfaqësues politik i Kosovës – funksionar i emëruar i cili njëkohësisht nuk është i autorizuar të jetë përfaqësues konsullor i Kosovë për çka duhet të përmbushen kushte të veçanta të paraparë me të drejtën ndërkombëtare. Për këtë arsye, duke respektuar ligjin, Drejtoria për kryerjen e sanksioneve ju informon se nuk jemi në mundësi ta lejojmë vizitën e kërkuar”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve.

Paraprakisht, Sallahu në një emision në televizionin kosovar T7 e paralajmëroi vizitën në RMV, gjatë së cilës ka theksuar se do të takohet edhe me shtetasit e Kosovës të dënuar në rastin “Lagjja e Trimave”. Qëllimi i kësaj vizite, ashtu siç tha, është që të informohet për kushtet në të cilat e mbajnë dënimin dhe nëse respektohen të drejtat e tyre.

Megjithatë, zëvendësministri i Drejtësisë së RMV-së, Agim Nuhiu, i cili do të duhej të ishte nikoqir e ka demantuar homologun e tij se do të ketë takim me të dënuarit, por se bëhet fjalë për vizitë në Burgun e Idrizovës.

Për këtë ngjarje të armatosur, në shkurt të vitit 2016-të në Gjykatën Penale të Shkupit është mbajtur procesi gjyqësor kundër 29 personave, të cilët u ngarkuan me veprën “Organizatë terroriste” dhe “Terrorizëm”. Të gjithë 29 të akuzuarit përpara gjykatës janë deklaruar se nuk ndjehen fajtorë. Rasti më vonë u bashkua me “Vetëtimën”, në të cilin ishte zhvilluar procedurë kundër 8 personave për ndihmë të grupit të armatosur, me [ka grupi i të akuzuarve u rrit në gjithsej 37. Prej tyre, 33 u dënuan për veprat, ndërkaq 4 persona u liruan.

Gjykata Penale i dënoi 7 përfaqësues të grupit me burgim të përjetshëm, ndërkaq 13 të tjerë me nga 40 vjet burg. Me dënim prej 20 vjet burg janë dënuar 5 persona, 1 i akuzuar me 12, ndërkaq nga 2 u dënuan me nga 14, 13 dhe 12 vjet burg. Në total, të akuzuarit u dënuan me 746 vjet burg dhe 7 burgime të përjetshme.

Aktgjykimin më vonë e konfirmoi Gjykata e Apelit, ndërkaq tani është në duart e Supremes, e cila është gjykata më e lartë në vend.

Supremja ka mundësi që ta rikthejë rastin në rigjykim apo të kërkojë rishqyrtim të rastit, ndërkaq në rast se e konfirmon aktgjykimin, për të akuzuarin “mbyllen dyert” për kërkim të drejtësisë brenda Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht ata më pas mund të ankohen vetëm në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

LEXO: Ministria e Drejtësisë së Kosovës: Vizita në RMV e zv.ministrit, do të realizohet në një moment tjetër të përshtatshëm

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button