Arritën dy furgonat që do bartin qytetarët në fundjavë nga Guri i Sidollit deri te Kodra e Diellit

Drejtori i Elem Tursit, Adem Avziu njoftoi se sot mbërritën furgonat e rinj për Ski-Qendrën “Kodra e Diellit”. Të njejtat do të vihen në funksion për nevojat e Qendrës së Skijimit, si dhe në fundjavë ddo të bëjnë bartjen e qytetarëve nga Guri i Sidollit deri te qendra dhe anasjelltas, transmeton Portalb.mk.

“Për të reduktuar turmat e shkaktuara nga numri i madh i automjeteve në Ski-Qendër, nga e shtuna, furgonat e sapoblerë i lëshojmë në dispozicion dhe sigurojmë shuttle transport nga vendi i quajtur “Guri Sidollit” deri te Ski-Qendra dhe anasjelltas. Transporti do të organizohet çdo fundjavë, nga ora 9:00 deri në ora 14:00.” shkroi Avziu në rrjetin e tij në facebook.

Rikujtojmë që Avziu para dy javëve për Portalb.mk njoftoi se kishte filluar procedura e tenderimit për furnizimin me dy mjete të reja transportuese, kombi për transportimin e punëtorëve të qendrës së skijimit.

“E kam planifikuar që turistët të cilët nuk do arrijnë në kohë të parkohen në tre parkingjet. Do të bëj një orar të posaçëm për t’i bartur ata turistë prej nga vendi ku do i parkojnë veturat dhe do i sjell deri te qendra e skijimit. Kjo do jetë transport që do të ofrohet me mjetet e kodrës së diellit, nuk është transport publik është thjeshtë vullnet për tu dalur në ndihmë turistëve. Për start do jetë pa pagesë por besoj që do vazhdojë ashtu.” tha Avziu.

Dje filloi edhe sezona e skijimit në Kodrën e Diellit, ku deri sot skijimi dhe shfrytëzimi i ski-ashensorëve dhe teleferikëve në Ski-Qendër ishte pagesë.

Ndryshe, procedura për ndarjen e “ELEM Turs” nga  Elektranat e RMV-së  ende nuk ka përfunduar. Drejtori i Elemit, Avziu tha tha se janë procedura administrative të cilat nuk mund të precizohen kur do mbarojë pasi duhet të kalojnë në disa institucione.

Vazhdon të mbetet e paqartë për qytetarët se kush do jetë investitori i cili do e merr me koncesion menaxhimin e Kodrës së Diellit, sepse për këtë nuk ka informata të detajuara nga Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë. Ministria e Ekonomisë thotë se procedurat për arritjen e marrëveshjes përfundimtare juridike për Kodrën e Diellit në vlerë prej 50 plus 50 milionë euro janë në fazën përfundimtare, por nuk jep detaje për investitorin pasi sipas tyre ky është investim strategjik dhe kjo është në interes të procedurës. Ata presin që me investime të tilla të rritet oferta turistike në RMV dhe në këtë mënyrë Kodrës së Diellit t’i rikthehet shkëlqimi që meriton.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button