Prokuroria bullgare dënoi me burg një qytetar pasi shpërndau gjuhë urrejtjeje për aksidentin ku humbën jetën 45 persona

Prokuroria e qarkut të Sofjes dënoi një 34-vjeçar për gjuhë të urrejtjes lidhur me aksidentin që ndodhi më 23 nëntor në Bullgari, duke postuar një foto të autobusit të djeg në një grup në rrjetet sociale, njoftuan nga Prokuroria bullgare, transmeton Portalb.mk.

“Më datë 23.11.2021 rreth orës 11.00 në zyrën në Sofje, i denoncuari S.B. kishte përhapur urrejtje në një grup në një rrjet social. Tekstit të njoftimit, i akuzuari i ka shtuar një fotografi të autobusit të djegur nga aksidenti tragjik në autostradën Struma”, njoftoi Prokuroria.

Nga atje theksojnë se për rastin për lëndën ka iniciuar procedurë para hetimore për vepër penale nga neni 162, paragrafi 1 i Kodit Penal.

S.B nuk ka qenë i dënuar. I pandehuri e ka pranuar fajësinë dhe sipas marrëveshjes së miratuar nga Gjykata e qarkut në Sofje, atij i është shqiptuar masa e “privimit të lirisë” në kohëzgjatje prej 4 muajsh, ndërsa e njëjta do të aktivizohet nëse kryen vepër tjetër penale brenda 3 vjetësh.

Marrëveshja ka fuqinë e një dënimi efektiv dhe nuk është mund të ankimohet, njoftoi Prokuroria.

Pas aksidentit në autostradën e Strum ku humbën jetën 45 shtetas qytetar të Maqedonisë, në rrjetet sociale në Bullgari dhe Maqedoni u shfaqën postime me gjuhë urrejtjeje ndaj viktimave të aksidentit, por policia dhe prokuroria bullgare kanë reaguan shpejt dhe i proceduan rastet, kurse në Maqedoni nuk ka asnjë epilog, por vetëm është formuar lëndë për gazetarin kontrovers Milenko Nedellkovskin në lidhje me statustin e tij në Facebook me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes për aksidentin e autobusit të RMV-së në Bullgari. Lënda u formua në Prokurori pasi që gazetari i Portalb.mk, dorëzoi paraqitje në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurori për rastin në fjalë.

Një ditë pas aksidentit tragjik të autobusit në Bullgari, i cili ndodhi më 23 nëntor dhe në të cilin humbën jetën 45 persona, shumica prej të cilëve fëmijë dhe të rinj, Nedellkovski në rrjetin social Facebook publikoi një status me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes.

Gjegjësisht, derisa opinioni ishte i tronditur për ngjarjen tragjike të djegies së autobusit në autostradën bullgare Struma dhe derisa të gjithë pyesnin për shkakun apo shkaqet e aksidentit, Nedellkovski shkruajti “A janë mallkimet shkaku?”, duke lënë të kuptohet që sipas tij aksidenti ka ndodhur si shkak mallkimeve ndaj shqiptarëve.

Kujtojmë se me 23 nëntor një autobus i Maqedonisë së Veriut i kompanisë “Besa Trans”, u aksidentua në autostradën Struma në Bullgari, si pasojë e të cilit humbën jetën 45 persona, ndërsa 7 të tjerë u lënduan. Fillimisht u raportua se kishte 46 viktima. Por, tre ditë pas aksidentit, prokuroria e Bullgarisë tha se, kishin gjetur 44 trupa, shtatë ndodhen në spital, ndërsa 1 person nuk e dinë se ky ndodhet. Një ditë pas kësaj deklaratë, pas kontrollit shtesë të autobusit të aksidentuar, u gjet edhe një viktimë, duke u konfirmuar se numri i viktimave është 45. Autobusi ishte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, pasi që ishte nisur nga Stambolli ku udhëtarët kishin qenë për ekskursion.

Lexo më tepër:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button