FNA e publikoi statutin e Universitetit të Tetovës (Dokument)

Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA) njofton se përmes burimeve jozyrtare arriti të sigurojë statutin e Universitetit të Tetovës, “Fadil Sulejmani”. Ku siç thonë ata, tani studentët dhe palët e interesuara do ta kenë më të lehtë të identifikojnë shkeljet e mundshme si dhe atë çfarë (nuk) konsideron ky institucion si “krim” akademik, e jo vetëm. Nga atje kërkojnë që UT në afat sa më të shkurtër ta vendos këtë në ueb-faqen e tyre, transmeton Portalb.mk.

Nga FNA thonë se si “sekret shtetërorë” ndërvite është mbajtur nga Universiteti i Tetovës dokumenti në bazë të së cilit ky institucion do duhej të zhvillonte veprimtarinë e vetë, gjegjësisht, statuti. Kështu, duke shkelur parimin themelorë të funksionimit të drejtë të një institucioni, që është transparenca si dhe llogaridhënia.

“Dy, janë çështjet të cilat i adreson transparenca, edhe atë: Të drejtën në informacione publike si dhe luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve të mundshme. Forumi për Ndryshime në Arsim pyet udhëheqësit e Universitetit të Tetovës, cila prej dy parimeve të lartëpërmendura ju ka mbajtur “peng” deri sot nevojën për të qenë transparent për mënyrën e funksionimit të universitetit?”, thonë nga FNA.

Nga atje shtojnë se rruga të cilën e kaluan për të siguruar statutin e Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani”, do të ishte shumë më e thjeshtë në qoftë se zyrtarët e këtij universiteti, të cilët paguhen me paratë e taksapaguesve të RMV-së, do të bënin punën e tyre në mënyrë të ndershme, kështu duke u përgjigjur kërkesave të tyre në lidhje me këtë.

Ky është dokumenti i statutit të UT-së të cilin e kanë siguruar nga Forumi për Ndryshime në Arsim (FNA):

Forumi për Ndryshime në Arsim kërkon nga Universiteti i Tetovës “Fadil Sulejmani” që në afat sa më të shkurtër kohor, statutin e universitetit ta vendos në ueb faqen zyrtare. Deri atëherë, të gjithë të interesuarit, këtë dokument do të mund ta shkarkojnë duke klikuar në këtë link:  https://bit.ly/3IRvjru

Për statutin e UT-së, edhe Portalb.mk ka kërkuar nga UT të njëjtin si dokument dhe pse ky i fundit nuk gjendet në ueb-faqen e UT-së, por nga atje heshtin, madje duke mos u përgjigjur as në kërkesën për qasje të lirë të deri te informatat me karakter publik, për këtë Portalb.mk ka dorëzuar edhe ankesë deri te Agjencia e Mbrojtjes të së Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button