RMV, sot është dita e fundit e debatit për Projekt-buxhetin për vitin 2022

Sot në Kuvend përfundon debati për Projektbuxhetin për vitin 2022 dhe pritet të miratohet. Propozim-buxheti peshon 4,4 miliardë denarë. Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 272,4 miliardë denarë ose 35,2 për qind të BPV-së, ndërsa të hyrat e përgjithshme janë parashikuar në nivelin prej 238,9 miliardë denarë ose 30,9 për qind të BPV-së, transmeton Portalb.mk.

Deficiti është në nivelin prej 33,5 miliardë denarë ose 4,3 për qind nga BPV. Investimet kapitale janë më të larta se deficiti buxhetor dhe arrijnë në 37,8 miliardë denarë, që është rreth 27 për qind më shumë se në vitin 2021. Është vërejtur i ashtuquajturi “Rregulli i artë në financa”,gjegjësisht deficiti buxhetor është më i ulët se shpenzimet kapitale.

Gjatë ditëve të kaluara në seancë plenare janë shprehur qëndrime të ndryshme nga opozita dhe shumica parlamentare.

Deputetët e qeverisë me mendimin se buxheti është i zhvilluar dhe do të përshpejtojë rritjen ekonomike, do të sigurojë funksionimin normal të funksioneve bazë të shtetit dhe do t’i mbështesë proceset reformuese në drejtësi dhe proceset integruese evropiane. Sipas tyre, buxheti është miratuar përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, ​​siç dëshmojnë 23 amendamentet e pranuara në vlerë të përgjithshme prej rreth 382 milionë denarë, shumica e të cilave janë nga opozita.

Për opozitën buxheti është joreal dhe i pazhvilluar me numër të madh investimesh kapitale që nuk do të realizohen. Qytetarët, sipas opozitës, nuk do të marrin asgjë për të përmirësuar jetën e tyre të përditshme. Ata gjithashtu theksuan se fondet për tërheqjen e investimeve të huaja janë zvogëluar dhe se nuk janë planifikuar mjete për ndotjen e ajrit.

Nga Aleanca për Shqiptarëve deklaroi se nuk do ta votojnë Projektbuxhetin pasi sipas tyre prioritetet në të janë joreale, ka mungesë transparence, niveli i borxhit publik është shqetësues dhe ekzistojnë arsye për shkak të të cilave mund të mos realizohet norma e parashikuar e rritjes ekonomike.

Projektbuxheti u miratua nga qeveria më 30 tetor për të respektuar afatet e miratimit, kurse për shkak të heshtjes zgjedhore, njoftimi nga pres-shërbimi qeveritar u publikua më 1 nëntor. Propozim-buxheti më pas është dorëzuar në Kuvend ku ka kaluar në një debat dhjetëditor në Komisionin Parlamentar për Financa dhe Buxhet dhe është kthyer në Qeveri ku janë pranuar 23 amendamentet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button