Vdiq 49 vjeçari nga aksidenti në Batincë të Shkupit

Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë trafiku në fshatin Batincë të Shkupit. Nga MPB  konfirmojnë se në aksident ka ndërruar jetë një 49 -vjeçar nga fshati Batincë, shkruan TV 21.

“Rreth orës 20:00 është raportuar se në fshatin Batincë ka ndodhur aksident mes një veture Shkoda Oktavia, që po drejtohej nga N.R. nga fshati Batincë dhe veturës BMW. Në aksident N.R. ka ndërruar jetë nga lëndimet, shoferi i makinës BMW është dërguar në Qendrën Klinike”, thanë nga MPB

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button