fbpx

Liderët e BE-së u takuan me krerët e 5 vendeve në kuadër të Partneritetit Lindor

Lidershipi i Bashkimit Evropian (BE) dhe liderët e vendeve anëtare të BE-së u takuan në Bruksel me liderët e Ukrainës, Gjeorgjisë, Moldavisë, Azerbajxhanit dhe Armenisë në kuadër të Partneritetit Lindor, trasnmeton Anadolu Agency (AA).

Në Samitin BE-Partneriteti Lindor marrin pjesë Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, liderët e 27 vendeve të BE-së dhe presidentët ose kryeministrat e pesë vendeve të Partneritetit Lindor.

Bjellorusia, e cila ishte më parë në Partneritetin Lindor, nuk është në samit pasi pezulloi anëtarësimin e saj për shkak të problemeve me BE-në.

Në samitin ku pritet të jetë në rend dite aktiviteti ushtarak i Rusisë në kufirin ukrainas, po diskutohen marrëdhëniet politike dhe ekonomike të BE-së me pesë shtetet.

BE-ja pritet t’u bëjë thirrje vendeve të Partneritetit Lindor që të përshpejtojnë reformat politike, ekonomike dhe gjyqësore. Parashikohet se BE-ja do t’i japë dritën jeshile një plani të ri rajonal të investimeve ekonomike prej 2,3 miliardë eurosh për pesë vendet.

Zyrtarët e BE-së deklarojnë se shuma që do të caktohet për secilin vend në kuadër të planit të investimeve prej 2,3 miliardë eurosh të propozuar nga Komisioni i BE-së në korrik, do të varet nga progresi në reformat strukturore dhe lloji i projekteve që do të prezantojnë vendet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button