RMV, pasi 47 kompanive u ka shënuar procesverbale të rrejshme, Policia paditi 63 vjeçarin

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një zyrtari për shkak keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duke shënuar procesverbale të rrejshme, transmeton Portalb.mk.

“Policia parashtroi kallëzim penal kundër N.SH. (63) nga Ohri për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit””, njoftojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Ai kishte punuar në Inspektoratin Sanitar dhe Shëndetësor, ku nga viti 2016 deri në vitin 2019 kishte arritur të shënojë dhjetëra procesverbale të rrejshme.

“Në periudhën nga viti 2016 deri më 2019, dyzet e shtatë subjekteve juridike në mënyrë të paautorizuar u ka lëshuar procesverbale për asgjësimin e prodhimeve ushqimore, me të cilën u ka mundësuar kthim të TVSH-së”, njoftojnë nga Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button