“Parqe dhe gjelbërime” në Shkup me udhëheqës të ri

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në Ndërmarrjen Publike “Parqe dhe Gjelbërime” ka emëruar ushtrues detyre drejtorin Angel Sotirovski, transmeton Portalb.mk.

“Angel Sotirovski është ekonomist i diplomuar me përvojë pune shumëvjeçare në NP “Parqe dhe gjelbërime”, ku punon prej vitit 2009”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Katër vitet e fundit në krye të kësaj ndërmarrje ka qenë Ardijan Muça, i cili dje njoftoi për largimin pozita të cilën e ka ushtruar.

“4 vite kemi punuar në misionin për të pasur një Shkup të gjelbëruar dhe ja arritëm qëllimit. Sot kemi parqe të reja rekord çdo kund, fidane të mbjellura kudo, andaj me zemrën plot ua them se edhe pse nuk do udhëheqi më me këtë ndërmarrje, e lë duke qenë një ndër ndërmarrjet më të suksesshme dhe më dashura për shkupjanet”, deklaroi Muça.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button