RMV, fëmijët do të vaksinohen vetëm me prezencë të prindit apo kujdestarit, pa prioritet

Vaksinimi i personave të mitur do të bëhet me prezencë të obligueshme të prindit apo kujdestarit. Nuk do të ketë prioritet sipas moshës, sëmundjeve kronike apo strukturës kritike, sepse do të ketë vaksina të mjaftueshme, deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, transmeton Portalb.mk.

Komiteti për vaksinim, siç tha, do t’i ndjekë edhe më tej të gjitha rekomandimet nga OBSH dhe do të udhëhiqet nga këto rekomandime, si edhe deri më tani.

“Sa i përket dozave, 10 mijë doza nga kjo vaksinë pediatrike nga “Pfizer” janë sasi iniciale që nuk do të thotë se nëse ka interes nuk do të furnizohen doza shtesë. Është e rëndësishme të tregohet se vaksinimi zhvillohet pa termin të caktuar. Do të thotë, kusht i vetëm për vaksinim i personave të mitur është të vijnë në mënyrë të obligueshme me prind apo kujdestar dhe është e rëndësishme që qytetarët të dinë se edhe me këtë vendim për Covid – 19, do të ketë sasi të mjaftueshme, se nuk do të ketë prioritete sipas moshës, sëmundjeve kronike apo strukturës kritike”, tha Arsovski.

Qeveria dje miratoi informatën që të blihen 500 mijë doza të reja të vaksinave kundër korona virusit nga .prodhuesi Pfizer në vitin e ardhshëm, njoftuan nga Qeveria. Prej kësaj sasie, një përqind apo rreth 10 mijë doza do të jenë për fëmijë të moshës prej pesë deri në 12 vjet.

“Sipas informatës dozat për të rriturit të fillojnë të porositen nga muaji maj, ndërsa dozat pediatrike në tremujorin e parë të vitit 2022, ndërsa sasia e përgjithshme duhet të porositet deri në dhjetor të vitit 2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button