Pas prolongimit të fillimit të negociatave me BE-në, Lëvizja Besa kërkon zgjedhje të parakohshme

Pasi dje në mbledhjen e Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së, nuk u miratua fillimi i negociatave për anëtarësim të vendit në BE, Lëvizja Besa ka dalë sot me një reagim, ku ka kërkuar zgjedhej të parakohshme parlamentare. Zëdhënësi i kësaj partie, Faruk Avdiu, tha në konferencë për media, se thuajse një muaj gjithë skena politike po kalon në një gjendje kaotike dhe qeveria aktuale po mundohet të mbahet në këmbë prej qelqi, transmeton Portalb.mk.

“Mos marrja e datës nga ana e BE-së, dëshmon edhe njëherë se kjo qeveri është delegjitimuar dhe se veprimi politik i Lëvizjes BESA për të mos bashkëjetuar në një pushtet me parti dhe eksponentë që euro-integrimet i kanë vetëm mbulesë për krimin dhe korrupsionin, për kapjen e shtetit dhe tendencat për të kthyer një regjim hibrid, janë dëshmi të mjaftueshme që një ditë e më parë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe legjitimiteti ti kthehet popullit dhe prej aty të burojë legjitimitet i ri politik i një shumice të zgjedhur nga populli për të kthyer kursin euro-integrues të vendit jo vetëm në formë deklarative por në vepër dhe me hapa konkrete”, deklaroi Avdiu.

Ai shoi se, Lëvizja BESA riafirmon qëndrimet e veta politike se në Maqedoninë e Veriut urgjentisht duhet të ketë rikomponim të skenës politike.

“Urgjentish duhet të ketë rikonponim të skenës politike duke lejuar ardhjen e forcave politike të cilat do të jenë të gatshme të punojnë në këto dimenzione: pazaret politike të zëvendësohen me strategji afatgjate politike; luftë e pakomromistë ndaj krimit dhe korrupsionit si dhe zbardhje e plotë e rasteve të fundit që janë evidentuar si aksidente; rimëkëmbje ekonomike duke hequr barierat për investitorët e huaj që ikin nga Maqedonia e Veriut se dikush kërkon përfitime korruptive; politikë e jashtme e bazuar në partneritet të plotë dhe dialog permanent me të gjithë palët që duan të ndihmojnë integrimin e vendit në BE”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button