Në vendin tonë plotësisht janë vaksinuar vetëm 5.500 të mitur, në botë vaksinohen edhe fëmijët tre vjeçarë

Vaksinimi i të miturve të moshës 12 deri në 17 vjeç në vend ka nisur të aplikohet më 19 korrik të këtij viti. Pfizer është e vetmja vaksinë e lejuar për imunizimin e kësaj grupmoshe, aplikohet në baza vullnetare me pëlqimin e prindërve. Për momentin, Ministria e Shëndetësisë nuk planifikon të vendosë vaksinim edhe për fëmijët nën 12 vjeç, siç kanë bërë shumë vende të botës. Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, deri më 10 dhjetor 2021, gjithsej 16.5 për qind e të rinjve nën moshën 18 vjeç janë vaksinuar plotësisht në vendet evropiane. Në qershor, Kina miratoi vaksinat Sinovak dhe Sinofarm për fëmijët dhe të rinjtë e moshës 3 deri në 17 vjeç për përdorim urgjent, duke e bërë atë vendin e parë në botë që lejon vaksinimin kundër Covid-19 për fëmijët e vegjël, shkruan Vërtetmatësi.

 

Shkruan: Simona Atanasova

Për të parandaluar shfaqjen e llojeve të reja, përhapjen e atyre ekzistuese dhe për të arritur imunitetin kolektiv, autoritetet shëndetësore në mbarë botën bëjnë thirrje që qytetarët të vaksinohen masivisht kundër koronavirusit, përfshirë fëmijët.

Ministria e Shëndetësisë për “Vërtetmatësin”, informon se deri më tani (11.12.2021), dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 6.204 të mitur ndërsa janë rivaksinuar 5.495 fëmijë.

Vaksinimi i të miturve nga 12 deri në 17 vjeç në vendin tonë ka nisur të aplikohet më 19 korrik të këtij viti. Vaksina nuk është e detyrueshme, ajo aplikohet në baza vullnetare në pajtueshmëri me prindërit. Vaksina Pfizer është e vetmja vaksinë e lejuar për këtë grupmoshë.

E vetmja mënyrë për të arritur imunitetin kolektiv është që të vaksinohen edhe fëmijëttha në verë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Të rinjtë dhe adoleshentët janë në rrezik të ulët të sëmundjeve të rënda, shtrimit në spital dhe vdekjes si rezultat i drejtpërdrejtë i infeksionit, por kontribuojnë në përhapjen e sëmundjes në grupmoshat e tjera.

Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik (për periudhën 29.11.2021 – 05.12.2021), 14,052 persona të moshës 10 deri në 19 vjeç janë infektuar me koronavirus. Deri më tani janë regjistruar 4791 raste të sëmundjes tek fëmijët nga 0 deri në 9 vjeç.

Distribuimi i të sëmurëve nga COVID-19 sipas grupmoshës
Burimi: ISHP

Deri më tani në vendin tonë kanë vdekur tre të mitur të infektuar me Covid-19, të tre ata kanë qenë të pavaksinuarthonë nga ministria përkatëse për “Vërtetmatësin”.

E pyetur nëse Ministria e Shëndetësisë po mendon të vendosë vaksinimin për fëmijët nën 12 vjeç, pra në grupmoshën 5 deri në 12 vjeç, siç kanë bërë shumë vende në botë, Ministria e Shëndetësisë thotë se një gjë e tillë nuk është planifikuar për momentin.

Komisioni Kombëtar i Imunizimit po ndjek rekomandimet dhe deri më tani nuk ka asnjë ndryshim në rekomandimin për vaksinimin e të miturve në vendin tonëthonë nga Ministria e Shëndetësisë.

FËMIJËT DHE ADOLESHENTËT E KALOJNË ME SIMPTOMA MË TË LEHTA COVID-19

Rastet e vdekjeve te personat nën moshën 25 vjeç përbëjnë më pak se 0.5 për qind të vdekjeve të raportuara globale, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Fëmijët dhe adoleshentët shpesh zhvillojnë më pak dhe simptoma më të lehta të infeksionit SARS-KOV-2, sesa të rriturit dhe kanë më pak gjasa se të rriturit të përjetojnë rëndë COVID-19. Ka disa faktorë rreziku për COVID-19 të rëndë te fëmijët, duke përfshirë moshën e vjetër, obezitetin dhe gjendjet mjekësore para-ekzistuese si diabeti, astma, sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, dhe gjendjet neurologjike, neurozhvillimore (veçanërisht sindromin Down) dhe neuromuskulare.

Vendet duhet të marrin në konsideratë përfitimet individuale dhe të popullsisë nga imunizimi i fëmijëve dhe adoleshentëve, në kontekstin e tyre specifik epidemiologjik dhe social kur zhvillojnë politikat dhe programet e tyre të imunizimit kundër kovidit. Për shkak se fëmijët dhe adoleshentët kanë simptoma më të buta se të rriturit, përveç nëse janë në grup me rrezik më të lartë për COVID-19 të rëndë, është më pak urgjente të vaksinohen nga të moshuarit, ata me sëmundje kronike shëndetësore dhe profesionistët shëndetësorë, thonë nga OBSH.

MBI 100 SHTETE VAKSINOJNË POPULLATËN E MITUR KUNDËR KOVIDIT

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) në fund të muajit maj, lejoi vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç me vaksinën Biontec/Pfizer, ndërsa nga 13 dhjetori edhe për ata nga 5 deri në 11 vjeç. Rreth një muaj më parë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës filloi vaksinimi i fëmijëve nga 5 deri në 11 vjeç.

Më shumë se 100 vende në botë vaksinojnë të miturit e tyre kundër COVID-19. Sipas një raporti të UNICEF-it, i cili analizoi 115 milionë raste të konfirmuara me kovid, nga 105 vende, personat nën moshën 20 vjeç përbëjnë 16 për qind të rasteve të raportuara.

Në Francë, fëmijët nga 12 deri në 17 vjeç vaksinohen nga mesi i qershorit, ndërsa fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç vetëm nëse janë në rrezik ose jetojnë me kategori të rrezikuara qytetarësh. Ata vaksinohen me vaksinat Pfizer dhe parakusht për vaksinimin e fëmijëve, është të kenë pëlqimin zyrtar si nga fëmija ashtu edhe nga prindërit. Gjermania pritet të fillojë administrimin e vaksinave për fëmijët nën moshën 12 vjeç në fillim të vitit 2022, pasi ta miratojë atë për adoleshentët në gusht.

Në qershor këtë vit, Kina miratoi vaksinat Sinovak dhe Sinofarm për fëmijët dhe të rinjtë e moshës 3 deri në 17 vjeç për përdorim urgjent, duke e bërë atë vendin e parë në botë që lejon vaksinimin kundër Covid-19 për fëmijët e vegjël.

Nga shtatori, Kamboxhia filloi vaksinimin e fëmijëve mbi gjashtë vjeç me “Sinovak”. Kjo kompani farmaceutike ka filluar gjithashtu provat klinike në 14,000 fëmijë të moshës gjashtë muaj deri në 17 vjeç në Kili, Kenia, Malajzi, Filipine dhe Afrikën e Jugut. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini kanë filluar të ofrojnë Sinofarm dhe Pfizer për fëmijët e moshës tre deri në 17 vjeç.

Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), që nga 10 dhjetori 2021, gjithsej 16.5 për qind e të rinjve nën moshën 18 vjeç janë vaksinuar plotësisht në vendet evropiane dhe 21 për qind e tyre kanë marrë një dozë. Nga vendet evropiane, Portugalia ka përqindjen më të lartë të të miturve të vaksinuar me 29,4 për qind, e ndjekur nga Danimarka, Spanja, Islanda dhe Malta me 26 për qind. Të fundit në listë janë Bullgaria fqinje me 1.3 për qind të të miturve të vaksinuar dhe Kroacia me 2.3 për qind të vaksinuar nga kjo grupmoshë.

Vaksinimi i zgjeruar kundër Covid-19 është një mjet kyç, që të gjithë të mbrohen më së miri nga sëmundja dhe komplikimet që lidhen me infeksionin, thekson Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Fëmijët dhe adoleshentët që janë plotësisht të vaksinuar mund të vazhdojnë me shumë nga aktivitetet që kanë bërë përpara pandemisë.

Nga Universiteti “Johns Hopkins” besojnë se vaksinimi i fëmijëve, përveçse ndihmon në mbrojtjen e atyre që janë më të ndjeshëm ndaj pasojave të rënda të infeksionit, mund të ndihmojë në parandalimin e varianteve të tjera.

Reduktimi i transmetimit të viruseve me anë të vaksinimit, ulë gjithashtu mundësinë e mutacionit të virusit në variante të reja që mund të jenë edhe më të rrezikshmethonë ata.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button