Është shqiptuar gjobë prej 88.000 eurosh për hedhjen e mbeturinave në Shkup

Inspektorati i mjedisit jetësor i Qytetit të Shkupit, në kuadër të përpjekjeve të reja të Qytetit të Shkupit për rritjen e kontrollit dhe inspektimeve me qëllim mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shëndetit të qytetarëve, në procesin e kontrolleve të intensifikuara për hedhjen e mbeturinave në Vardarishte ka shqiptuar urdhër kundërvajtës dhe gjobë prej 88 mijë eurosh, njoftuan sot nga Qyteti i Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Sipas raportit të Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, personat e gjetur në mënyrë të kundërligjshme kanë hedhur mbeturina dhe në këtë mënyrë kanë ndotur mjedisin jetësor dhe kanë rrezikuar sigurinë e qytetarëve, gjë që është në kundërshtim me nenin 37 të Ligjit për menaxhimin e mbeturinave.

“Duhet të ketë zgjidhje sistematike dhe të gjithë duhet të respektojnë ligjet që do të zbatohen në mënyrë joselektive. Qyteti i Shkupit nuk do të tolerojë asnjë person fizik apo juridik që ndot mjedisin dhe në këtë mënyrë ndikon në ndotjen e ajrit, tokës dhe ujërave dhe me vetëdije rrezikon shëndetin dhe jetën e banorëve të Shkupit, kurse çdo shkelje do të sanksionohet në mënyrë të duhur”, thonë nga Qyteti i Shkupit. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button