Shkupi ende pa dekorim për Vitin e Ri, nga Qyteti thonë se më 31 dhjetor në shesh do të ketë pritje dhe fishekzjarre

Sheshi “Maqedonia” në Shkup akoma është pa pemën e Vitit të ri dhe nuk është vendosur asnjë llambë dhe fener që simbolizojnë dhe paralajmërojnë festat e Vitit të Ri. Ndonëse kryetarja Danella Arsovska përmes një video-fjalimi njoftoi se qendra e qytetit do të fillojë të dekorohet më 10 dhjetor, sheshi megjithatë është bosh. Në mes janë vetëm kasollet prej druri që u vendosën dhjetë ditë më parë kur u mbajt festivali i ushqimit italian, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

Nga kabineti i kryetares Arsovska nuk treguan konkretisht pse është vonuar vendosja e pemës dhe dekorimi me rastin e Vitit të Ri, por vetëm u përgjigjën se dekorimi duhet të bëhet nga 10 deri më 15 dhjetor.

“Në Sheshin “Maqedonia” do të ketë një festë modeste të Vitit të Ri me interpretues vendas dhe fishekzjarre. Festimi do të organizohet dhe rregullohet duke respektuar të gjitha protokollet për kovid-19”, shtuan nga kabineti i Arsovskës.

Nga aty nuk i janë përgjigjur pyetjes se kush do ta organizojë “Winterlandin”, çfarë programi do të ketë dhe kur do të fillojë dhe as cilët këngëtarë vendas do të performojnë për Vitin e Ri.

Për Winterland janë ndarë rreth 32 mijë euro nga buxheti i qytetit, tre herë më pak se sa ishte parashikuar nga udhëheqësia e mëparshme. Dekorimi i Shkupit, siç tha Arsovska, do të jetë pa pagesë, pasi thirrjes së saj iu përgjigjën kompanitë me përgjegjësi shoqërore, ndërsa kompania “Link Media Plus” u pajtua që ta ndërpresë kontratën prej 240 mijë eurosh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button