fbpx

U mbajt mbledhja e parë e Këshillit për Zhvillim të Rajonit të Pollogut, Kasami u zgjodh kryetar

Sot u mbajt mbledhja konstituive e Këshillit për Zhvillim të Rajonit të Pollogut, në të cilin janë anëtarë të nëntë kryetarët e komunave të cilat janë pjesë e Qendrës për Zhvillimin e Rajonit të Pollogut. Billall Kasami u zgjodh si kryetar i këtij këshilli nga kryetarët tjerë të komunave, transmeton Portalb.mk.

Gjatë këtij takimi u bë verifikimi i mandateve të kryetarëve të komunave në cilësinë e anëtarëve të të Këshillit për Zhvillim të Rajonit të Pollogut.

Si temë e këtij takimi ishte edhe prezantimi i fazës së parë të projektit “Menaxhimi me mbeturinat e forta në rajonin e Pollogut”, si dhe prezantimi i projektit për menaxhim me qentë endacak në rajonin e Pollogut.

Në rajonin e Pollogut bëjnë pjesë këto nëntë komuna: Tetova, Gostivari, Mavrova dhe Rostusheja, Zhelina, Tearca, Bogovina, Vrapçishti, Jegunovca dhe Bërvenica.

Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut (QZHRPP) është themeluar në maj të vitit 2008. sipas Ligjit për Zhvillim të barabartë rajonal. Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut është person juridik i themeluar nga të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale që janë pjesë përbërëse e rajonit planor të Pollogut. Qendra është regjistruar para institucioneve kompetente shtetërore, në përputhje me Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal.

Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut kryen aktivitetet e mëposhtme:

  1. E përpilon Porpozim Programën për zhvillim të rajonit planor të Pollogut;
  2. Përpilon, Propozim Plan Aksional për implementimin e Programës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut;
  3. Pregadit Propozim projekte për zhvillim të rajonit planor të Pollogut;
  4. I koordinon aktivitetet lidhur me implementimin e Programës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut;
  5. Pregadit Raport vjetor për implementimin e Programës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut;
  6. Siguron informata deri tek palët e interesuara për rrjedhën e realizimit të Programës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut;
  7. Siguron ndihmë teknike dhe profesionale për të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale në rajonin planor të Pollogut gjatë realizimit të Programës për zhvillim të rajonit planor të Pollogut;
  8. E nxit bashkëpunimin ndërkomunal në korniza të zhvillimit planor;
  9. Siguron ndihmë profesionale për organizatat e interesuara për pregaditjen e projekteve nga fusha e zhvillimit rajonal;
  10. Kryen promovimin e mundësive zhvillimore të rajonit planor:
  11. Kryen punë administrativo-teknike dhe profesionale për nevojat e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button