Aksion i MPB-së sonte në Shkup: Në hyrje të qytetit janë sekuestruar mbi 100 kg marihuanë

Në afërsi të Shkupit, sonte MPB në aksion të madh policor sekuestroi mbi 100 kilogramë marihuanë, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Sipas burimeve të agjencisë, në aksion ka edhe persona të arrestuar. Aksioni po zhvillohet në hyrje të Shkupit nga ana e Tetovës.

Nga MPB vetëm konfirmojnë se një aksion i këtillë është në rrjedhë, ndërsa detaje paralajmërojnë se pas përfundimit të tij, gjatë ditës së nesërme.

Ky është sekuestrim i dytë i madh i marihuanës në periudhë prej dy ditësh, pasi MPB edhe gjatë ditës së djeshme sekuestroi rreth 100 kilogramë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button