Boris Nastov u emërua u.d. drejtor i NP “Rrugë dhe Rrugica” Shkup

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska emëroi Boris Nastovin për u.d. të ri drejtor i NP “Rrugë dhe Rrugica” Shkup , pasi paraprakisht nga pozita e drejtorit u shkarkua Boban Cërniçiq, transmeton Portalb,mk.

Nga Qyteti i Shkupit njoftuan se, Boris Nastov është inxhinier mekanik i diplomuar me përvojë pune shumëvjeçare në pozita drejtuese në Granit SH.A. Shkup, Bauer BG Shkup, NP “Higjiena Komunale” Shkup dhe Ministrinë e Financave.

Më herët, gjatë ditës së sotme, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska e emëroi Kristijan Stamenov për ushtrues detyre drejtor i Kopshtit Zoologjik në Shkup, pasi drejtori paraprak, Gjorgji Galletanovski dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button