Arsovska e emëroi Kristijan Stamenov për u.d. drejtor të Kopshtit Zoologjik

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska e emëroi Kristijan Stamenov për ushtrues detyre drejtor i Kopshtit Zoologjik në Shkup, pasi drejtori paraprak, Gjorgji Galletanovski dha dorëheqje nga kjo pozitë, transmeton Portalb.mk.

“Përkrah Stamenovit, Tina Mickoska prej sot është bashkëpunëtori i parë dhe zëvendësja e drejtorit tëri të Kopshtit Zoologjik. Mickoska paraprakisht ishte e angazhuar për marrëdhënie me publikun në Kopshtin Zoologjik”, informuan nga Qyteti i Shkupit.

Stamenov është i punësuar në Kopshtin Zoologjik që nga viti 2011, në pozitën kujdestar i pavarur në ZOO. Stamenov është ekonomist i diplomuar në fushën e marketingut.

“Projektet kryesore në të cilat do të orientohet udhëheqësia e re e Kopshtit Zoologjik në Shkup janë revitalizimi i të gjitha habitateve të jashtme, ndërtimi i një qendre për hiporehabilitim në vendin e karrocës së qytetit, vendosja në funksion e qendrës për më shumë qëllime me qëllim edukimi i fëmijëve nga mosha parashkollore dhe shkollore si dhe ndërtimi i parkut për fëmijë”, informuan nga Qyteti i Shkupit.

Galletanovski dje përmes një statusi në Facebook, informoi se dorëzoi dorëheqjen nga funksioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button