Rruga në qendër të Tetovës me gropa dhe pa asfalt: Ka filluar rikonstruimi në tetor, ende s’ka mbaruar

Banorët dhe bizneset në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë, gati se tre muaj bashkëjetojnë me gropat në këtë rrugë e cila është afërsisht 350 metra e gjatë, rikonstruimi i saj ka filluar në tetor por nuk po përfundon. Gjendja e rrugës përbën pengesë qarkullimin e lirshëm të qytetarëve, sidomos ditëve të fundit kur edhe ka rënë shi dhe borë. Komuna thotë se marrëveshjes ndërmjet tyre dhe kontraktorit i kishte skaduar afati, ndërkaq e njëjta është vazhduar, shkruan Portalb.mk.

Asfalti në këtë rrugë u hoq gjatë muajit tetor për t’u rikonstruuar, ndërkaq tani për tani rruga është me baltë dhe me gropa. Gjendja është më e rrënduar tani që ka edhe reshje dhe lagështi të cilat krijon më shumë baltë, të cilën qytetarët e bartin nëpër dyqane apo edhe shtëpitë e tyre.

Kjo përbën problem për bizneset dhe banorët përgjatë kësaj rruge, pasi deshën apo nuk deshën çdo ditë duhet të kalojnë përgjatë kësaj rruge.

Kjo rrugë nuk është problem vetëm për banorët e kësaj lagjeje, qytetarët të cilët udhëtojnë nga vendbanimet përgjatë magjistrales Tetovë Jazhincë zakonisht për t’u lidhur me qendrën kalojnë nga kjo rrugë, e nga gjendja e shkatërruar e rrugës momentalisht ata kalojnë nëpër rrugë tjera si zgjidhje alternative për t’u lidhur me qendrën, si për shembull përmes lagjes “Cetinsk” apo bulevardeve të “Bllagoja Toskës” ose “Ilindenit”.

“E kanë filluar para zgjedhjeve, punuan pak. Kanë premtuar se do e rregullojnë, por tani edhe koha nuk ju ndihmon se është ftohët”, tha një nga punonjësit të një biznesi përgjatë kësaj rruge.

“Është katastrofë, rruga në mes të qytetit të jetë në këtë gjendje. E gjitha është me gropa si mund të shihet, i prishëm edhe veturat”, tha një qytetare tjetër.

This slideshow requires JavaScript.

Nga Komuna e Tetovës, për këtë rrugë thanë se pas urdhrit të kryetarit të ri për ndërprerjen e punimeve ndërtimore që ishin në ndërtim e sipër, u formua komision për verifikimin e gjendjes dhe konstatoi se marrëveshjes ndërmjet Komunës së Tetovës dhe kontraktorit i kishte skaduar afati.

“Pas kësaj është lidhur aneks marrëveshje për vazhdimin e afatit të ndërtimit nga 01.12.2021 deri më 01.05.2022 dhe vazhdimin e regjimit të përkohshëm të qarkullimit. Pas lidhjes së aneksit të kontratës, i kemi dhënë urdhër kontraktorit që të vazhdojë punimet ndërtimore, por për shkak të kushteve atmosferike, punimet në terren janë më të vështira dhe në varësi të kushteve klimatike, punimet ndërtimore do të vazhdojnë.” thanë nga Komuna e Tetovës.

Problemi me gjendjen e rënduar të rrugëve në Tetovë nuk është diçka e re. Në qytet ka rrugë të cilat ende janë jo të rregulluara dhe me gropa, që zakonisht gjenden nëpër lagje, si shembull konkret mund të merren rrugët brenda lagjes “Cetinsk” apo edhe rruga përgjatë stacionit të autobusëve. Edhe pse autoritetet komunale në të kaluarën kanë asfaltuar disa prej rrugëve, problemi në tërësi nuk është zgjidhur.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasamiprogramin e tij për qeverisje me Tetovën për katër vitet e ardhshme, te pjesa e urbanizmit  thuhet se do të angazhohen në ndërtimin dhe merremetimin e infrastrukturës së dobët, por se a do të ngel kjo vetëm në letër do të shihet në vitet në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button