Nuredini: Qeveria miratoi Propozim-vendimin për shpalljen e një pjese të Maleshevës si zonë e mbrojtur

Ministri i Ekologjisë, Naser Nuredini informoi se, Qeveria në seancën e sotme të 127-të miratoi propozim vendimin për shpalljen e një pjese të Maleshevës zonë e mbrojtur në kategorinë V – zonë e mbrojtur, me të cilën rritet territori i zonave të mbrojtura në nivel shtetëror në 13.8%, transmeton Portalb.mk.

Foto: Ministria e Ekologjisë

“Sipërfaqja e zonës së ardhshme të mbrojtur të Maleshevës është 11460.89 hektarë, në kuadër të së cilës janë propozuar dhe përcaktuar tri zona të themeluara me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të natyrës. Me këtë rast, shpreh mirënjohjen time për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për mirëkuptimin dhe mbështetjen në mbrojtjen e vlerave natyrore dhe sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm social-ekonomik edhe në këtë rajon”, thuhet në kumtesën e dërguar nga Ministria e Ekologjisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button