fbpx

Nesër hapet sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit

Elem Turs njofton se sezoni i skijimit në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit” do të hapet nesër duke filluar nga ora 9:00. Nesër dhe pasnesër, skijimi dhe shfrytëzimi i ski-ashensorëve dhe teleferikëve në Ski-Qendër do të jetë pa pagesë, transmeton Portalb.mk.

Elem njofton se Ski-Qendra do të punojë nga ora 9:00 deri në ora 15:30. Nga atje shtojnë se nesër do të vihen në fuksion teleferiqet dhe ski-ashensoret e poshtëshënuara, të cilat do jenë funksionale gjatë gjithë sezonit:

  • Teleferiku me gjashtë ulëse.
  • Ski-ashensori „Hurdhat e kaçakëve 1“ (Ajduchka ramnina 1) – GE.
  • Ski-ashensori „Kroni i Plakës“ – Aerodrom.
  • Ski-ashensori „Kroni 1“ – Teteks.
  • Ski-ashensori „Kroni 2“ – Teteks.
  • Teleferiku me dy ulëse „Shën Ilija“.
  • Teleferiku me dy ulëse „Maja e Kaltër“ – Ceripashina.

Gjatë sezonit do të vihet në funksion edhe ski-ashensori “Hurdhat e kaçakëve 2” (Ajduchka ramnina 2)– GE.

“Këtë vit, sezoni i skijimit hapet pas shpalljes së Malit Sharr për Park Kombëtar. Për nder të kësaj, më 15.12.2021 do të mbahet edhe eventi “Bardhësia e Sharrit – Bukuria e Sharritme fillim nga ora 11:00, në parkingun para hotel “Sllavija” në Ski-Qendrën “Kodra e Diellit”. Në këtë ngjarje do të promovohet edhe Plani i Menaxhimit të Parkut Kombëtar – Mali Sharr.” thanë nga ELEM.

Nga atje njoftojnë se është investuar në shteg të ri skijimi 2 km të gjatë, në të cilën është instaluar ndriçim shtesë ku poashtu mund të realizohet edhe skijim nate.

“Janë marrë të gjitha masat për skijim të sigurt duke siguruar shtigjet e skijimit, por edhe duke respektuar protokollet shëndetësore. Për herë të parë këtë sezon, lëshohet në përdorim Info&SOS linja telefonike pa pagesë, në të cilin vizitorët në çdo kohë mund të marrin informacione shërbimi ose të kërkojnë ndihmë nëse gjenden në vështirësi. “ njoftojnë nga ELEM.

Ndryshe, procedura për ndarjen e “ELEM Turs” nga  Elektranat e RMV-së  ende nuk ka përfunduar. Drejtori i Elemit, Avziu tha tha se janë procedura administrative të cilat nuk mund të precizohen kur do mbarojë pasi duhet të kalojnë në disa institucione.

Vazhdon të mbetet e paqartë për qytetarët se kush do jetë investitori i cili do e merr me koncesion menaxhimin e Kodrës së Diellit, sepse për këtë nuk ka informata të detajuara nga Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë. Ministria e Ekonomisë thotë se procedurat për arritjen e marrëveshjes përfundimtare juridike për Kodrën e Diellit në vlerë prej 50 plus 50 milionë euro janë në fazën përfundimtare, por nuk jep detaje për investitorin pasi sipas tyre ky është investim strategjik dhe kjo është në interes të procedurës. Ata presin që me investime të tilla të rritet oferta turistike në RMV dhe në këtë mënyrë Kodrës së Diellit t’i rikthehet shkëlqimi që meriton.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button