Foshnja e lindur 665 gramë në Klinikën Gjinekologjike në Shkup u lëshua për në shtëpi me 2190 gramë

Ministria e Shëndetësisë informoi se, pas 67 ditëve në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Akusherisë – Shkup, me qëndrim në repartet intensive të neonatalogjisë, foshnja vajzë e lindur para kohe sot është lëshuar nga spitali në gjendje të përgjithshme të mirë dhe me rezultate të rregullta të funksioneve vitale, transmeton Portalb.mk.

“Foshnja ka lindur më 08 tetor, para kohe në javën e 29-të, me peshë ekstremisht të dobët prej vetëm 665 gramë, me gjatësi prej 30 centimetra, ndërsa sot ekipi profesional i klinikës e nxori nga spitali me 2.190 gramë të peshës trupore. Shtatzënia e cila ka lindur për herë të parë, u hospitalizua tre ditë para lindjes së foshnjës – më 5 tetor dhe në atë periudhë i ishte nënshtruar monitoringut dhe trajtimit para lindjes. Ka pasur shtatzëni të ngarkuar me më shumë rreziqe, përfshirë edhe rritjen dhe zhvillimin e dobët të fetusit:, thonë nga MSH.

Në kumtesën e ministrisë thuhet se, gjatë periudhës së qëndrimit në klinikë, foshnja ka pasur trajtim kompleks ndërsa për shkak të problemeve me frymëmarrje ka qenë edhe në ventilim mekanik. Foshnja është lindur si pacient me rrezik të lartë, por gjatë gjithë kohës ka pasur përgjigje të mirë ndaj trajtimeve komplekse.

“Heroina jonë më e vogël në vitin 2021 sot për herë të parë do të hyjë në shtëpinë e saj në fshatin e Velesit, Jabollçishtë, pas dy muaj e një javë të kaluar në repartin intensiv të neonatalogjisë në KGJA – Shkup. Foshnjës i janë bërë të gjitha skringet që janë të përcaktuara në programin nacional të Ministrisë së Shëndetësisë dhe sot personeli i KGJA e dërgon në shtëpi me mësime precize për kontroll dhe për ndjekjes të rritjes dhe të zhvillimit”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button