RMV, mos merrni antibiotikë për viruset, bëri thirrje Agjencia e barnave

Qytetarët të mos përdorin vetë antibiotikët për parandalimin dhe trajtimin e Kovid-19, kurse mjekët t’i përshkruajnë ato në mënyrë racionale, bëri thirrje Agjencia për barna dhe pajisje mjekësore MALMED, transmeton Portalb.mk.

Nga Agjencia thonë se që nga fillimi i pandemisë Kovid, është vërejtur rritje e konsumit të antibiotikëve dhe për këtë arsye reagojnë, që qytetarët të mos trajtohen sipas bindjes së tyre personale dhe pa konsultim paraprak me mjekun apo farmacistin.

“U kujtojmë profesionistëve të shëndetësisë udhëzimet për përdorimin racional të antibiotikëve, përdorimin e tyre në përputhje me zonën e indikacionit si dhe lëshimin e antibiotikëve në farmaci ekskluzivisht me recetë. Antibiotikët janë të indikuar për trajtimin e infeksionit bakterial, por jo edhe për viruset”, reaguan nga MALMED.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, që nga fillimi i korona kirzës në mars të vitit të kaluar, u bëri thirrje qytetarëve se nuk është mirë që të trajtohen vetë me antibiotikë, pasi dolën informacione se qytetarët masivisht po e blejnë antibiotikun “sumamed”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button