Lidhja Demokratike mbështet pagën minimale prej 300 eurosh dhe pensionin prej 200 euro

Partia rikujton se në janar të vitit 2016, deputeti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, propozoi ndryshime në Ligjin për pagë minimale në Republikën e Maqedonisë për ngritjen e pagës minimale në 300 euro, por Kuvendi i atëhershëm nuk kishte mirëkuptim për sjelljen e ndryshimeve të tilla, transmeton Portalb.mk.

“Për Lidhjen Demokratike gjithmonë prioritet i lartë ka qenë përmirësimi i standardit të qytetarëve, si parakusht themelor për të lëvizur të gjitha proceset pozitive në vend, veçanërisht zhvillimin ekonomik dhe rritjen e produktivitetit. Kujtojmë se shporta e konsumit për një familje katër anëtarëshe, sipas llogaritjeve të Federatës së Sindikatave, ka arritur afër 35.000 denarë ose 570 euro, që është 100 euro më shumë se paga mesatare prej 28.800 denarësh. Në mënyrë shtesë, standardi i qytetarëve me siguri do të ndikohet nga kriza energjetike për shkak të së cilës në janar 2022 pritet rritje e çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë. Presim që rritja e pagës minimale të nxisë kompanitë që realizojnë fitime që të rrisin pagat e tjera të punonjësve, gjë që do të rrisë pagën mesatare dhe në këtë mënyrë do të përmirësojë standardin e jetesës së qytetarëve”, thonë nga Lidhja Demokratik.

Sipas kësaj partie, qeveria duhet të shqyrtojë edhe mundësinë e mbështetjes buxhetore për kompanitë e tekstilit dhe industrive të tjera, të cilat për shkak të kushteve objektive të tregut nuk janë në gjendje të krijojnë të ardhura për të paguar pagën minimale.

Njëkohësisht, Lidhja Demokratik këmbëngul për masa të forta kundër korrupsionit, racionalizimin e shpenzimeve joproduktive, numrin e qeveritarëve dhe privilegjet e tyre, me çka do të sigurohen fonde shtesë për të ndihmuar kompanitë vulnerabël.

Lidhja Demokratik mbështet edhe propozimin për shpalljen e të dielës ditë jopune, e cila sigurisht do të ndikojë në vlerësimin e duhur të të drejtave të punëtorëve dhe rritjen e produktivitetit dhe aktualizon nevojën për caktimin e një pensioni minimal prej 200 eurosh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button