Ministrja serbe kërkoi liberalizim të vizave për Kosovën dhe hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Ministrja për të Drejtat e Njerëzve e të Komuniteteve si dhe për Dialogun e Brendshëm, Gordana Qomiq, në një intervistë për EURACTIV, rrjet i mediave, i specializuar në politikat e BE-së, ka folur për marrëdhëniet e Serbisë me fqinjët dhe dialogun e brendshëm në Serbi, raporton Koha.net.

Ka folur edhe për Kosovën. Ajo ka ftuar Bashkimin Evropian të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe të hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, shkruan portal N1 të hënën.

“Kjo nuk i kushton asgjë (BE-së), por përçon mesazhin se BE-ja mbetët pas asaj se projekti i paqes është ideja themelore mbi të cilën është ndërtuar unioni”, ka thënë Qomiq.

Ndryshe nga Qomiq, kolegu i saj ministër në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, gati çdo ditë fyen shqiptarët, e shpesh edhe kërcënon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button