RMV, deri më 15 dhjetor mund të aplikojnë për të fituar mbështetje financiare shoqatat e ndryshme

Agjencia për Rini dhe Sport deri më 15 dhjetor  do të pranojë aplikime nga shoqatat dhe fondacionet për të fituar mbështetje financiare, transmeton Portalb.mk.

“Shpërndarja do të bëhet në bazë të Vendimit të Drejtorit të Agjencisë për rini dhe sport, me propozim të Komisionit të themeluar nga Drejtori i Agjencisë për rini dhe sport”, sqarojnë nga Agjencia.

“Mjetet nga Buxheti i Agjencisë për rini dhe sport në vlerë të përgjithshme prej 1.200.000,00 denarë, do të përdoren për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve. Mbështetja financiare nuk kalon më shumë se 300.000 denarë nga projektbuxheti në projekt”, sqarojnë nga Agjencia.

Prioritet llogariten projektet që përfshijnë pjesëmarrjen rinore, punën rinore, informimin e të rinjve, kualitetin e jetesës, punësimin dhe mbështetjen para punësimit, shëndetësinë dhe kulturën.

“Mjetet financiare do të ndahen në një kohë për vitin 2021. Afati për realizimin e projektit është nga 1 deri në 12 muaj nga dita e nënshkrimit të kontratës me Agjencinë për rini dhe sport”, theksojnë nga Agjencia. Në Konkurs theksohen kriteret bazë dhe dokumentet për përfitimin mbështetjes financiare, derisa aplikuesit mund të kërkojnë ndihmë edhe në adresën [email protected]. Aplikimi duhet të dorëzohet deri më 15 dhjetor në objektin e Agjencisë për Rini dhe Sport ose përmes postës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button