Ivan Ilievski u emërua u.d. drejtor i Ndërmarrjes Publike të Transportit

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska e emëroi Ivan Ilievski për u.d. drejtor i Ndërmarrjes Publike të Transportit, në vendin e drejtorit të deritanishëm, Kristijan Çushkov, i cili është shkarkuar nga detyra, transmeton Portalb.mk.

Ilievski punon periudhë të gjatë në pozicionet udhëheqëse të Lidhjes Auto Moto  të Maqedonisë dhe Trafiku Maqedonia
Amerit. Gjatë angazhimit të tij profesional, punon edhe për zhvillim të Qendrave për trajnime të institucioneve, si instruktor i certifikuar i IRU Academy, për trajnim të menaxherëve të kompanive transportuese, shoferen në transportin ndërkombëtar rrugor dhe transport i materieve të rrezikshme. Ilievski është anëtar edhe i Këshillit për siguri në trafik në rrugët e Qytetit të Shkupit.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button