Kur fotot e vjetra “servohen” si të reja për të manipuluar masën, ministri holandez nuk është vaksinuar 6 herë

Personi Kreshnik Osmani në “Fejsbuk” dezinformon lexuesit në lidhje me vaksinimin e ministrit të Shëndetësisë në Hollandë, Hugo de Jonge, kështu duke publikuar fotografi të vjetra të ministrit me pretendimin se ky i fundit është “vaksinuar gjashtë herë”. Portalb-i hulumtoi dhe gjeti fotografitë origjinale të ministrit nga ku rezultoi se 2 prej tyre janë të vitit 2018 kur virusi korona as nuk ekzistonte, shkruan Portalb.mk.

Osmani në “Fejsbuk” ka shkruar se nuk pranon të i fyejnë intelegjencën, megjithatë, i fyen intelegjencën lexuesve të tij duke i manipuluar ata me foto të vjetra të ministrit në mënyrë që të hedh dyshime mbi efikasitetin e vaksinës kundër Kovid-19.

“Ju përshëndet të gjithëvë sot ministri i shëndetësisë së Hollandës. Ai është fotografuar e filmuar duke u vak*inuar me gjashtë bluza të ndryshme. Kjo dmth: Ose ka mbërritur ky tek doza e gjashtë, ose nu ka marrë asnjë dozë. Une besoj fuqimisht tek mendja e deles. Une i besoj shkences se idiotizimit te njerezve” shkruan Kreshnik Osmani në këtë postim.

Si qëndron e vërteta, pse ekzistojnë 6 fotografi të ministrit të Shëndetësisë në Hollandë duke u vaksinuar?

Në dy fotografitë, në të cilat ministri i Shëndetësisë në Hollandë, Hugo de Jonge ka të veshur një kmishë të bardhe dhe te dy tjerat një maicë të bardhë janë shkrepur në vitin 2018 dhe 2019.

Arsyeja e vaksinimit në ata 3 foto të ministrit nuk ka qenë virusi korona por, siç shkruan ai vetë në “Twitter”, gripi sezonal kundër të cilit ai vaksinohet çdo vit dhe për ti motivuar tjerët të vaksinohen, fotografitë i plason në rrjetin social “Twitter”.

  • Klikoni KËTU për të parë burimin origjinal të fotografisë së parë.
  • Klikoni KËTU për të parë burimin origjinal të fotografisë së dytë.

Ministri Hugo de Jonge është vaksinuar kundër Kovid-19, por jo 6 herë

Më datë 4 qershor të vitit 2021 ministri i Shëndetësisë në Hollandë, Hugo de Jonge ka pranuar dozën e parë të vaksinës kundër Kovid-19, maica të cilën e ka pasur ka qenë e kaltërt dhe figuron në postimin të cilin e recensojmë.

Ndërkaq, më shumë se 12 milion persona në Hollandë kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës kundër Kovid-19, ministri Jonge është shprehur optimist për dinamikën e vakinimit dhe shpreson që deri në shtator pjesa më e madhe e popullatës të jetë plotësisht e vaksinuar.

Ndryshe, është totalisht e pavërtetë që ministri është vaksinuar gjashtë herë kundër Kovid-10. Deri tani, rekomandohet marrja e dy dozave kundër virusit korona dhe një doze “booster” e cila përforcon mbrojtjen ndërkaq në diskutim e sipër është edhe mundësia e dozës së katërt, por ende nuk është aprovuar nga institucionet shëndetësore.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button