RMV, ka dhënë dorëheqje drejtori i Kopshtit Zoologjik

Drejtori i Kopshtit Zoologjik në Shkup, Gjorgji Galletanovski ka dhënë dorëheqje nga funksioni. Galletanovski erdhi në pozitën e drejtorit para tre vite e gjysmë, si pjesë e ekipit të ish kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov, transmeton Portalb.mk.

Galletanovski dorëheqjen ia ka dorëzuar sot kryetares. Danella Arsovska.

Ai tha se, është krenar që gjatë mandatit të tij, Kopshti Zoologjik u bë institucioni më i vizituar në vend.

“Gjatë tre vite e gjysmë arritëm ta rrisim vizitueshmërinë në mënyrë rekorde, t’i punojmë të gjitha projektet që i premtuam, sollëm shumë kafshë të reja për herë të parë në shtetin tonë, ndërsa fëmijët fituan vend të preferuar për shëtitjet e përditshme. Kopshti Zoologjik Shkup u bë institucioni më i vizituar në shtet, e hapëm edhe parkun më të gjelbër Dini Park me më së shumti dinosaur në Ballkan me mbi 400 dru dhe bimë. Arritëm t’i rregullojmë pjesët e kopshtit të cilët me vitet nuk kanë qenë të sanuara, i pastruam liqenet pas 13 viteve, e hapëm Baby Zoo dhe kemi bërë habitate për flamingo dhe pinguinë sipas standardeve botërore”, tha Galletanovski.

Ai është drejtori i tretë i cili nuk është më në funksion pas ardhjes së Arsovskit. Paraprakisht u shkarkuan u.d. drejtorë të deponisë “Drislla” Kosta Naçevski dhe NP “Llajka” Tina Petrushevksa. Në vendin e Naçevskit është vendosur Jane Micevski, bartës i listës së këshilltarëve të VMRO – DPMNE-së në Komunën Sopishte, ndërsa në “Llajka” u.d. drejtor i ri është Vosillav Dimitrovski për të cilin nga kabineti i Arsovskës thanë se ka qenë propozim i shoqatave për mbrojtje të kafshëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button