Tetovë, u shkarkuan anëtarët e bordeve drejtuese të ndërmarrjeve publike, këto janë të rinjtë

seancën e tretë të këshillit të Komunës së Tetovës që u mbajt ditën e premte, këshilli me shumicë votash shkarkoi anëtarët e bordeve drejtuese të tre ndërmarrjeve publike të kësaj komune dhe emëroi anëtarë të rinj. Vetëm në një prej ndërmarrjeve është emëruar drejtor, ndërsa dy ndërmarrjet tjera funksionojnë me ushtrues detyre, shkruan Portalb.mk.

Anëtarët e emëruar nga themeluesit janë të afirmuar dhe ekspertë të njohur të fushës që është lëndë e punës në ndërmarrje. Mandati i anëtarëve të Këshillit Drejtues zgjat 4 vjet, duke llogaritur nga dita e zgjedhjes.

  • NP “Tetova Transport”

Në këtë ndërmarrje si ushtrues detyre është emëruar Rafiz Mejdia, i cili ishte këshilltar komunal nga radhët e Lëvizjes Besa, por i njëjti është tërhequr nga kjo pozitë, në vend të tij si këshilltare u emërua Besija Ilazi.

Anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të NP “Tetova Transport” janë këto:

  1. Jetmir Shabani- i diplomuar për gjuhë angleze,
  2. Bajram Aliji- i diplomuar për gjuhë angleze,
  3. Boris Stojanovski- i diplomuar për inxhinjer komunikacioni,
  4. Fisnik Shabani- i diplomuar për gjuhë frënge,
  5. Ermir Musai- i diplomuar për inxhinieri kompjuterike,
  6. Jetmir Amzai- i diplomuar për edukatë fizike,
  7. Artan Etemi- i diplomuar për ekonomi.
  • NP “Parkingu i Qytetit”

Edhe kjo ndërmarrje funksionon me ushtrues detyre që si të tillë Kasami e ka emëruar Igor Dodevskin.

Anëtarët e rinj Këshillit drejtues të NP “Parkingu i Qytetit” janë këto:

  1. Ali Sulejmani- i diplomuar për shkenca kompjuterike,
  2. Sait Ibishi- i diplomuar për menaxhment turizmi,
  3. Zhalina Petrovska- e diplomuar për histori dhe arkeologji,
  4. Nesrin Sulejmani- e diplomuar për farmaci,
  5. Nasuf Nebiu- i diplomuar për arkitekturë.
  • NPK “Tetova”

Vetëm te kjo ndërmarrje ka të emëruar drejtor edhe atë Nuredin Fetai.

Anëtarët e rinj Këshillit drejtues të NPK “Tetova” janë këto:

  1. Milazim Rushani- avokat,
  2. Jetmir Idrizi- jurist,
  3. Vigan Rustemi- i diplomuar për arkitekturë,
  4. Abdulbari Sherifi- i diplomuar për ekonomi,
  5. Munivera Kolashinac- e diplomuar në fakultetin juridik,
  6. Sllavço Ivanovski- i diplomuar në fakultetin e arteve,
  7. Nikolla Stoleski- i diplomuar në fakultetin e turizmit dhe menaxhmentit,
  8. Blerton Ramadani- i diplomuar për administrim biznesi,
  9. Ngadhnjim Memeti- i diplomuar për dizajn grafik.

Ndryshe, këto ndërmarrje kanë borxh të madh, prej të cilave kryeson NPK “Tetova” me mbo 9.6 milion euro, NP “Parkingu i Qytetit” ka mbi 77 mijë euro ndërsa NP “Tetova Transport” nuk ka borxh të konkretizuar pasi e njëjta ka funksionuar nën Komunën. Borxhi i përgjithshëm i Komunës së Tetovës është mbi 24 milon euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button