RMV, infermiereve të patronazhit do t’u vazhdohen kontratat e punës

Infermiereve të patronatzhit të Maqedonisë së Veriut do t’u vazhdohen kontratat e punës ndërsa gjatë vitit të ardhshëm do të ketë shpallje për punësim të përhershëm, kështu tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë takimit të sotëm me infermieret, shkruan Portalb.mk.

Infermieret e Patronazhit të Maqedonisë të cilave në fund të muajit ju skadon kontrata dhe nuk e dinin se çfarë do të ndodhte me fatin e tyre të punës pasi rrezikonin të ngelnin pa punë, javën e kaluar në formë proteste ishin para Ministrisë së Shëndetësisë për të realizuar takim me ministrin Filipçe, por kjo u shty për sot.

Takimin me ministrin, infermieret e patronazhit e realizuan sot te Ministria e Shëndetësisë për të diskutuar me ministrin se çfarë do të bëhet me të në të ardhmen, kërkesa e tyre ishte që të marrin vendime pasi tani e dy vite punojnë me kontrata të cilat u janë vazhduar në kontinuitet.

“Ministri tha vetëm do ju vazhdohen kontratat si u janë vazhduar deri tash. Për vendime të punës varet prej Ministrisë së Financave sa do lëshojë buxhet nëpër  Shtëpitë e Shëndetit dhe ato do mund të hapin konkurse për të pranuar motra, pa konkurse nuk ka të drejtë të hidheni prej me kontratë me vendim. Na tha se do na vazhdohet kontrata. Takimi ishte i shkurtër.” tha një nga infermieret e patronazhit për Portalb.mk.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për Portalb.mk tha se infermieret do të kenë vazhdim të kontratave.

“Më pas Shtëpitë e Shëndetit duhet të aplikojnë për punësim të përhershëm, dhe ne do të publikojmë shpalljet vitin e ardhshëm.” tha Venko Filipçe.

Ndryshe, në qershor 2019, Ministria e Shëndetësisë shpalli shpallje për thirrje publike për të gjithë infermierët që janë të interesuar të punojnë në shërbimet e aktivitetit patronazh, të aplikojnë në konkurs. Kushtet e kërkuara ishin të kenë kryer arsimin e mesëm ose të lartë mjekësor me provim të dhënë profesional. Projekti filloi më 1 nëntor të po këtij viti. Përmes këtij projekti në Shkup janë punësuar 48 infermierë dhe 10 mjekë, në Tetovë 15 infermiere dhe pjesa tjetër e infermierëve të tjerë në mbarë vendin, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 130.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button