fbpx

Dimitar Kovaçevski u zgjodh për kryetar të ri të LSDM-së, bëri thirrje për unifikim të partisë

Dimitar Kovaçevski, u zgjodh kryetar i ri i LSDM-së, pasi fitoi shumicë bindëse të votave në zgjedhjet e sotme brenda-partiake. Prej gjithsej 44,406 vota, për Kovaçevskin kanë votuar 37,649 anëtarë partiak. Për dallim prej tij, Frosina Remenski, e cila është ish nënkryetare e partisë ka marrë 2,836 vota, ndërsa për Jova Despotovskin kanë votuar 3,319 bashkëpartiak. 602 vota kanë qenë të pavlefshme, transmeton Portalb.mk.

Kovaçevski pas shpalljes së rezultateve, tha se sot është një ditë e madhe për demokracinë në vend, por edhe për demokracinë brendapartiake të LSDM-së. Ai bëri thirrje për unifikim të partisë, duke thënë prej tani, çdo gjë që do të ndodh në parti dhe në shtet në vitet në vijim është përgjegjësi e tyre.

“Çdoherë kur LSDM është e fuqishme dhe ka agjendë të qartë e cila zbatohet me sukses, shteti shkon përpara. Për këtë, na duhet LSDM e fuqishme dhe e unifikuar e cila ka qëllime të qarta dhe energji për zbatimin e tyre. Ne jemi shtylla e pjesës progresive të shoqërisë dhe me të drejtë qytetarët presin prej nesh të punojmë së bashku, me përgjegjësi dhe përkushtim”, tha ai.

Kundër-kandidatja Frosina Remenski, falënderoi kryetarin e deritanishëm, Zoran Zaev, për kontributin e tij në parti dhe bashkëpunimit si dhe uroi kryetarin e ri, Kovaçevski. Ajo bëri thirrje për unifikim dhe respektim të vlerave themelore socialdemokrate, në mënyrë që partia të kthehet në binaret e fitores.

“Prita dalje më të më madhe në zgjedhjet brenda partiake, por edhe kjo është një sfidë shtesë për partinë, kuptohet për të gjithë ne, të ndihmojnë gjithë atë që nuk e kemi bërë në periudhën e kaluar ta bëjmë shumë më mirë, në mënyrë dhe t’i dëgjojmë të gjitha kritikat pozitive dhe negative në periudhën e kaluar. Të unifikuar së bashku, me konceptin 28 do ta kthejë LSDM në binaret e fitores”, tha ajo.

Kovaçevski aktualisht është zëvendësministër i Financave.

Kujtojmë se, lideri i deritanishëm dhe kryeministri, Zoran Zaev, paralajmëroi dorëheqjen e tij nga këto dy pozita, pas disfatës që pësoi partia e tij në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale më 31 tetor. Zaev dorëzoi dorëheqjen e tij në parti, më 27 nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button