Qeveria e RMV: Së bashku me sindikatat do të gjejmë zgjidhje për qëllimet  e përcaktuara sociale

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri dhe këshilltar i kryeministrit për punë dhe politikë sociale, Milan Zhivkoviq, sot kanë biseduar me përfaqësues të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, ndërsa në lidhje me kërkesat sindikale për pagë minimale më të lartë, nevojën e vendsojes përfundimtare të ditës së diele si ditë jopune, të drejtës së pagesës së regresit për pushim vjetor, përkatësisht K – 15, për sektorin publik dhe për marrëveshjes të përgjithshme kolektive për sektorin privat. Është dakorduar grup punues që t’i shqyrtojë të gjitha zgjedhjet e mundshme ligjore për kërkesat, më së voni deri në fund të janarit, transmeton Portalb.mk.

“Ministri Shaqiri në emër në Qeverisë potencoi se është obligim i Qeverisë t’i dëgjojë dhe kuptojë zërin e punëtorit dhe se kjo Qeveri çdoherë do të jetë i hapur dhe do t’i dal në krah kërkesave të sindikatave. Ministri shprehu gatishmëri të plotë për realizimin e ciklit të bisedimeve mes Qeverisë dhe partnerëve social me qëllim që të gjenden zgjedhje më adekuate për avancim të të drejtave të punëtorëve, përfshirë edhe pagën minimale. Qeveria dhe sindikatat u pajtuan që grupi punues t’i mbledhë të gjitha të dhënat e nevojshme me qëllim përpunimin e detajuar të zgjidhjeve të mundshme operative për qëllimet e përcaktuara sociale, më së voni deri më 20 janar të vitit 2022”, thuhet në njoftimin e Qeverisë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot protestuan para Kuvendit dhe para Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut për të shprehur pakënaqësinë nga mos votimi i ligjit që e diela të jetë ditë jo pune dhe kërkuan që paga minimale të jetë 60 përqind e pagës mesatare, ndërsa me atë edhe rritje spirale të të gjitha pagave të tjera, në pajtueshmëri me pagat kolektive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button